Flash News

KRYESORE

Sherr me mjete të forta mes palëve në Gjykatën e Vlorës

Sherr me mjete të forta mes palëve në Gjykatën e Vlorës

Një sherr mes disa personave ka ndodhur ditën e sotme në Gjykatën e Apelit në Vlorë. Palët të cilët ishin përballë njëri-tjetrit në seancën gjyqesore janë konfliktuar.

Në sherr janë përfshirë tre persona të cilët kanë gjuajtur në drejtim të njëri-tjetrit me sende të forta. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pak para se te niste seanca.

Pas ndërhyrjes së policisë palët janë shoqëruar në komisariatin e Vlorës.

Njoftimi i policisë;

Vlorë

Informacion paraprak

Më datë 26.07.2018, rreth orës 09:32, përpara ambjenteve te Gjykatës së Apelit Vlorë janë konfliktuar fizikisht disa persona, ku ka mbetur i dëmtuar shtetasi Z.H., rreth 53 vjeç, banues në Peqin, Elbasan.

Në ambjentet e Komisariatit të Policisë Vlorë janë shoqëruar autorët e dyshuar shtetasit V.D., N.D., K.S..

Grupi hetimor po punon lidhur me zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.

Të fundit