Flash News

KRYESORE

Shifrat kontradiktore të KQZ, Zguri: Tregues paaftësie; Do zbulohet me hetim administrativ

Shifrat kontradiktore të KQZ, Zguri: Tregues paaftësie; Do zbulohet me

Kreu i Komisionit Qendor të Zgjedhjeve, Klement Zguri ka reaguar lidhur me shifrat kontradiktore që vetë KQZ ka publikuar online, lidhur me rezultatin e zgjedhjeve paraprake vendore të 30 qershorit.

Në një deklaratë për mediat, Zguri thekson se të dhënat kontradiktore janë tregues paaftësie ose parregullsie nga ana e KQZ-së.

Ndaj, për këtë, ai thotë se për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në rastin konkret do zbulohet me një proces hetimit administrativ.

“Ka shifra kontradiktore dhe jo logjike. Të dhënat për pjesëmarrjen për votimet nga KQZ janë të dhëna jozyrtare dhe produkt i komunikimit me telefon nga komisionerët të QV dhe KZAZ, cka sjell pasiguri.

Të dhënat zyrtare janë të dhëna që fiksohen në tabela përmbledhëse për cdo KZAZ që duhet të përmbajnë numrin e saktë të pjesëmarrësve në votim, sipas listave të zgjedhësve dhe numrin e fletëve të përdorura, të vlefshme ose jo, si dhe numrin e votave për ideo kandidat apo parti politike. Si rregull, këto shifra duhet të korrespodojnë problemet e vlertat me shifrat në zgjedhje, lidhur ,me shifrat e fiksuara në tabelat e rezultateve. Kur janë kontradiktore atëherë është tregues paaftësie në dokumentim, apo  parregullsie.

Se çfarë ka ndodhur në rastin konkret do zbulohet me një proces hetimit administrativ.

Ligjërisht, KQZ dy mundësi verifikimi , e para është gjatë plotësimit të tabelave të rezultatit përfundimtar. Gjatë këtij plotësimi, KQZ zbulon dhe korrigjon gabimet e konstatuara.

Së dyti, shqyrtimi i ankimimeve zgjedhore kur kërkohet pavlefshmëria e zgjedhjeve. Për këtë duhet që subjektet zgjedhore të depoitojnë anike e të shtjellojnë parregullsitë e tabulimeve, të referojnë te provat e parregullsive, ose te burimi i tyre, si dhe të tregojnë ndikimin që kanë në rezultatin e zgjedhjeve. Ka rëndësi jo vetëm investigimi mediatik, por mbi të gjitha vënia në lëvizje e procedurës nëse duam të kuptojmë të vërtetën e këtyre shifrave. Dua të ftoj publikisht, kolegët e mi në KQZ që të ndjekin nga afër raportimet mediatike dhe të bëjnë c’kanë në dorë e të sjellin qartësi të plotë problematikë”, u shpreh Zguri.

Më herët, zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxha deklaroi se shifrat nuk janë zyrtare dhe se shkak i të dhënave kontradiktore ishte fakti se rezultati provizor ka dalë nga informacionet e marra me telefon nga ana e komisionerëve.

Të fundit