Flash News

KRYESORE

Shkarkimi i Metës, caktohet data kur do thirret presidenti në Komisionin Hetimor

Shkarkimi i Metës, caktohet data kur do thirret presidenti në

Caktohet data se kur do të thirret presidenti Ilir Meta në Komisionin Hetimor, të ngritur për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve të Presidentit lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.

Mësohet se Meta është thirrur më datë 6 shtator të paraqitet në komision, por deri tani nuk dihet se si do t’i përgjigjet Meta kësaj ftese.

Komisioni Hetimor ka si objekt verifikimin e procedurës së ndjekur nga presidenti Ilir Meta, pas zhdekretimit të 30 qershorit dhe ka nisur punën sot një ditë pas nisjes së sesionit të ri parlamentar.

Të fundit