Flash News

KRYESORE

Shkarkimi i Metës, ‘Ligjet’ miratojnë me 13 vota ngritjen e Komisionit Hetimor, kush doli kundër

Shkarkimi i Metës, ‘Ligjet’ miratojnë me 13 vota ngritjen

Komisioni Parlamentare i Ligjeve ka miratuar kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor për të hetuar shkeljet e dekretit të presidentit Ilir Meta, i cili më 10 qershor firmosi anulimin e datës së zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Nën drejtimin e Ulsi Manjës, sot u  miratua me 13 vota pro dhe një kundër kërkesa për ngritjen e këtij komisioni për të hetuar shkeljet kushtetutës të këtij dekreti.

Vetëm një deputet votoi kundër dhe bëhet fjalë për Adriatik Alimadhin, kreun e Ballit Kombëtar. Abstenime nuk pati.

Raporti u paraqit nga relatori Adnor Shameti, sipas të cilit presidenti ka shkelur kushtetutën e republikës.

Komisioni i Ligjeve miratoi raportin që do të shqyrtohet në seancën e 4 korrikut në Parlament për vijimin e procedurave për shkarkimin e presidentit Meta.

Të fundit