Flash News

KRYESORE

Shqetësimi i Kim për Reformën në Drejtësi dhe kritikat e Xhafajt për PS që në janar: Kjo është një qasje e gabuar, druaj se...

Shqetësimi i Kim për Reformën në Drejtësi dhe kritikat

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim përsëriti sërish sot një deklaratë të fortë për politikën shqiptare.

Sot kërkoi që të zbatohen Reforma Zgjedhore dhe ajo në Drejtësi, në të kundërt nuk ka BE, ndërsa një ditë më parë ishte edhe më e ashpër kur ngriti dyshimet për një ‘marrëveshje nga forcat politike kundër reformës në drejtësi’, deklaratë që ngjalli reagime të shumta.

Por, shqetësimet për implementimin e Reformës në Drejtësi janë ngritur edhe në Kuvendin e Shqipërisë dhe nga vetë një figurë e PS, ish ministri i Brendshëm, dhe ish kreu i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, i cili është edhe një nga hartuesit e kësaj reforme.

Në seancën e 12 janarit në Kuvend, Xhafaj nuk i fshehu rezervat për amendime të ligjeve, siç ishte ai për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të propozuara nga qeveria për reformën në drejtësi .

Ai deklaronte se problematikat që shfaqen nga zbatimi i ligjit nuk duhen zgjidhur duke ndryshuar ligjin.

“Ne jemi maxhoranca që e udhëhoqëm hartimin e reformës në drejtësi. Kemi përgjegjësinë historike për zbatimin e drejtë të saj. Kuvendi duhet të marri përgjegjësitë dhe të tregoj më shumë proaktivitet në këtë mision të rëndësishëm dhe aq të mirëpritur nga qytetarët. Sot jemi të vonuar nesër mund të jetë shumë vonë.

Konstatohet një përpjekje për të ndryshuar paksa me lehtësi ligjet e reformës në drejtësi. Natyrisht nuk ka tabu për këtë, sepse sic dihet nuk ka një ligj perfekt ashtu sic nuk ka edhe një ligj cudibërës. Për më tepër ne sot nuk vuajmë nga mungesa e ligjeve, por nga zbatimi i drejtë dhe proaktiv i tyre.Shihni rastin konkret. Kjo dispozitë, neni 152 është ndryshuar në korrik të vitit që shkoj dhe sot vjen përsëri për amendim. Kur ndryshojmë ligjet duhet të jemi shumë të kujdesshëm pasi druaj që shpeshherë, problematikat që mund të kemi në zbatim kërkojmë t’i kapërcejmë me zgjidhjen më të lehtë, amendimin e ligjit. Kjo është një qasje e gabuar”, u shpreh ai.

Xhafaj i ftoi kolegët e tij socialistë drejtë zgjidhjes më të mirë gjatë fjalës në seancën e janarit.

Ka vetëm një rrugë për ta adresuar, zbatimi i reformës në drejtësi e cila ka në fokus të saj, goditjen e fenomenit të pandëshkueshmërisë. Jemi realisht në një moment delikat të reformës. Zbatimi i saj ka hyrë në një pikë kritike”.

Të fundit