Flash News

KRYESORE

Shqetësuese/ Projektligji i firmosur nga 20 deputetë, ka mbi 200 gabime ortografike

Parlamenti shqiptar ka tërhequr vëmendjen së fundmi, sepse deputetët që e përfaqësojnë, intelektualist nuk janë në nivelin e duhur. Shpeshherë gafat që ata kanë bërë gjatë fjalimeve të tyre apo me shkresat zyrtare që dorëzojnë, janë kthyer në tema talljeje apo humori në rrjetet sociale.

Por nga ana tjetër, këto gabime tregojnë gjendjen shqetësuese ku ka rënë institucioni që duhet të përfaqësojë shqiptarët, e duhet të dallohet për nga kultura e mençuria.

Shembulli më i fundit që tregon degradimin e institucionit, është një projektligj i firmosur nga 20 deputetë. Nga nja vëzhgim i thjeshtë, aty rezulton se ndërsa teksti përmban 200 fjalë, aty gabimet janë më të shumta. Instituti i Studimeve Politike e ka sjellë në vëmendje këtë çështje serioze dhe shtron disa pyetje:

“Pyetja më e rëndësishme nuk lidhet me emrat e deputetëve nënshkrues, sepse shumica absolute e deputetëve nuk i lexojnë aktet ku firmosin dhe për më tepër, nuk i hartojnë ato. Pyetjet janë më komplekse: a mund të jetë ky niveli i politikës vendimmarrëse dhe shtetit shqiptar më 2019? A mund të jetë ky një draft ligjor në parlament? A është ky niveli i politikës shqiptare dhe institucionit të saj më të rëndësishëm kushtetues e përfaqësues? A kanë njohuri deputetët nga ligjet, nga rregulloret, nga institucionet dhe mbi të gjitha, nga rregullat formale e zyrtare të përdorimit të gjuhës shqipe? A ka parlamenti ekspertë e staf profesional që i shpreh nismat politike në akte të shkruara ligjore? Në emër të pushtetit që kanë, a duhet që publiku të pranojë si akt zyrtar e shtetëror çdo gafë/çdo produkt që vjen nga politika?”

Të fundit