Flash News

KRYESORE

Shqipëria në BE, Mogherini: Pres të hapen negociatat në qershor

Përfaqësuesja për Politikën e Jashtme të BE-së, Federica Mogherini është shprehur optimiste sa i takon hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE në muajin qershor.

Duke folur në seancën plenare të Komitetit të Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme (AFET), zyrtarja e lartë e BE tha se pret që Maqedonia Veriore dhe Shqipëria të hapin negociatat e pranimit në BE në muajin qershor të këtij viti.

"Kur shihni hartën e Evropës, shihni se Ballkani është në Evropë. Prandaj, kështu në vend të fjalës zgjerim, më pëlqen të them ribashkimin e Ballkanit me Evropën ", theksoi Mogherini.

Të fundit