Flash News

KRYESORE

“Shqipëria nuk hyn dot në BE, shqiptarët do votojnë kundër anëtarësimit”

“Shqipëria nuk hyn dot në BE, shqiptarët do votojnë

Koordinatori i PD-së, Dritan Shano ka komentuar sjelljen e Bashkimit Europian ndaj Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit. Shano shkruan se zgjerimi i BE-së në Ballkan ka mbaruar në 2009-ën me bullgarët dhe rumunët , ndërsa Shqipëria nuk ka asnjë mënyrë se si të anëtarësohet në unionin europian.

Sipas tij, shqiptarët do të jenë shumë shpejt shtetas europian nëpërmjet shtetësive të dyta dhe ka të ngjarë që ata vetë të votojnë kundër hyrjes së Shqipërisë në BE.

Reagimi i Dritan Shanos:

Të mbledhim mendjen!

Zgjerimi më i fundit i Bashkimit Europian është kryer në vitin 2014. Mayotte është vendi i pranuar në Bashkimin Europian, si pjesë e Francës.

Ky vend fatmadh nuk ndodhet në Ballkan; ai ndodhet në esfel të gomerëve, midis Madagaskarit dhe Mozambikut, në kanalin e Mozambikut në Oqeanin Indian.

Me ç'duket, nëse ne shqiptarët, do të duam të hyjmë në BE si Shqipëri, do na duhet të bëhemi pjesë e ndonjë vendi anëtar - Holandës për shembull. Rrugë tjetër nuk kemi. Zgjerimi i BE në Ballkan e Mesdhe, mes shumë pishmaneve, ka mbaruar në vitin 2009 me Bullgarët e Rumunët. Pikë!

p.s. Më duhet të them se, krejt ndryshe nga fjalët dhe veprimet idiote, pa shtyllë kurrizore të politikanëve tanë, me fyell me një vrimë, të gjithë qytetarët shqiptarë e kanë kuptuar këtë gjë. Sot, më shumë se gjysma e shqiptarëve kanë një pashaportë dhe shtetësi tjetër nga ajo shqiptare. Janë taksapagues të BE. Në këtë mënyrë ata përqeshin dredhitë e Europës me proçesin e integrimit dhe natyrisht i këndojnë politikantëve vendas këngët: "po më zure, ma vure" dhe "pirdh të çfrysh". Me këtë ritëm, shqiptarët do jenë të gjithë shtetas të Bashkimit Europian mjaft përpara sesa Shqipëria - gjithnjë e më bosh - të bëhet shtet anëtar (if). Ka të ngjarë që ata vetë, si shtetas europianë të votojnë kundra hyrjes së Shqipërisë në BE.

Të fundit