Flash News

KRYESORE

Shqiptari paraqet letrat kredenciale si ambasador, parakalon me ‘Rolls Royce’ në Presidencë

Shqiptari paraqet letrat kredenciale si ambasador, parakalon me ‘Rolls

Ramadan Gashi, ambasadori i Kosovës në Senegal, ka qenë së fundmi në Gambia ku i ka dorëzuar presidentit Adama Barrow, letrat kredenciale si ambasador jo-resident.

Ambasadori Gashi u nderua, para takimit me presidentin Barrow, me një parakalim para Gardës së Nderit të shtetit të Gambisë. Ajo që bie në sy është mbërritja e Gashit në presidencë me makinë të llojit ‘Rolls Royce’. Çmimi i një makine të tillë fillon nga 200 mijë euro.

Ministria e Jashtme e Kosovës nuk sqaron në njoftimin zyrtar nëse makina që mbante flamurin kosovar i është vënë në dispozicion ambasadorit Gashi nga Presidenca e Gambias, por te targat e “Rolls Royce” shkruhet “Vip”, çka të bën të mendosh se është pronë e shtetit afrikan.

Të fundit