Flash News

KRYESORE

Shterpësi në Inter-Roma, kryendeshja e javës mbyllet pa gola

Shterpësi në Inter-Roma, kryendeshja e javës mbyllet pa gola

Interi dhe Roma sonte duhej të luanin një super ndeshje, si kartolinë për Serinë A, por nuk ndodhi kështu. Ndeshja u mbyll në barazim pa gola. Zikaltrit e nisnin ndeshjen si kryesues në Serie A, por nuk u treguan efikasë për të treguar edhe në një sfidë kaq delikate se e meritojnë kreun.

Mirante ndali dy herë sulmuesin Lukaku në pjesën e parë, ndryshe nga Handanovic i cili pati pak punë. Kështu u mbyll pjesa e parë, me Romën pa sulmuesin Dzeko në fushë.

Interi bëri përmirësime të dukshme në pjesën e dytë, por pa efikasitet para porte. Asnjëra skuadër nuk dëshironte të humbte dhe minutat e fundit nuk ishin të mjaftueshme për të luajtur gjithçka për gjithçka. Pavarësisht rezultatit, Interi mbetet në krye me 38 pikë dhe pret që Juventusi të ndalet nesër me Lazion.

Nëse jo, rikthehemi me avazin e vjetër. Juventusi i pari.

Të fundit