Flash News

KRYESORE

Si i identifikojnë autoritetet holandeze shqiptarët? Gazetari: Nëpërmjet celularëve dhe faqeve të Shqipërisë

Si i identifikojnë autoritetet holandeze shqiptarët? Gazetari:

Gazetari Vincent Triest thotë se shifra e pretenduar nga Qeveria e Shqipërisë se kriminelët shqiptarë në Holandë përbëjnë vetëm 0.2% të totalit, nuk është qëndron nëse i referohemi vetëm trafikut të drogës.

"Nëse mbledhim edhe xhepistat, vjedhësit e pasqyrave dhe trafikantët, shqiptarët vërtetë përbëjnë 0.2% të totalit të të burgosurve, por nëse e vendosim kufirin vetëm te trafikantët e drogës, shqiptarët janë grupi dominant", tha Triest.

Gazetari theksoi në emisionin 'Opinion' edhe një detaj interesant nga raporti i policisë së Holandës, për mënyrën se si identifikon praninë e shqiptarëve. Sipas Triest, autoritetet holandeze kanë verifikuar se në një periudhë 6 mujore faqet shqiptare vizitohen nga Holanda nëpërmjet 40 mijë celularëve dhe tabletave.

"Nga këto 40 mijë aparate, 20% janë të pa gjurmueshëm", tha gazetari.

Të fundit