Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Si përfundim çfarë do të ndodhë me përfaqësimin e Arilenës në Eurovizion 2021?
“Eurovision 2020” është një nga eventet e shumta që është anuluar për shkak të pandemisë së koronavirusit. Në këto kushte, Eurovizion i ka dhënë mundësinë çdo shteti pjesëmarrës që të përfaqësohet me të njëjtin artist nëse dëshiron dhe po me të njëjtën këngë apo të re, sipas dëshirës.
Disa prej shteteve europiane kanë vendosur që të përfaqësohen me po të njëjtët artistë e ndërsa për Shqipërinë nuk ka një vendim zyrtar nde edhe pse në mënyrë jozyrtare është komunikuar që do jetë një tjetër artist.
Andri Xhahu, i njohur për pjesëmarrjen prej shumë vitesh në komentimin dhe dhënien e pikëve në Eurovizion për Shqipërinë, ka treguar çfarë pritet të ndodhë me Shqipërinë në NRG Radio me Julka Gramon.
Ai ka treguar se disa shtete kanë menduar që në Eurovizion të dërgojnë të njëjtët artistë të këtij viti me të njëjtin projekt ose me një të ri. Ndërkohë shtetet si Italia apo Suedia që kanë një festival të posaçëm ku zgjedhin këngëtarin, do dërgojnë një të ri.
Këtë gjë pritet ta bëjë edhe Shqipëria. Pra, në “Eurovision 2021” do të na përfaqësojë fituesi i ardhshëm i festivalit.
Megjithatë, pritet ende një vendim zyrtar.