
Flash News
Aksident në Tiranë, makina përplas tre këmbësorë
19% e punonjësve me pagë në Shqipëri paguhen nën kufirin e varfërisë 5.5 USD në ditë
Ulen ndjeshëm infektimet nga Covid-19, asnjë humbje jete
Pas Berishës/ Meta ngre alarmin për Portin e Durrësit: Po cënohet marrëveshja me BE, kush janë pronarët e kompanive?
“Superskandali i Portit të Durrësit", Berisha: Rama fali 1.5 mln m2 për të marrë 90% të fitimit
Si po gënjen ambasadori italian për të mbrojtur Agron Xhafajn

Ambasadori italian Alberto Cutillio nuk ka folur asnjëherë për drogën dhe për krimin në Shqipëri edhe pse vendi i tij ndikohet direkt prej tyre duke qenë se Italia është destinacioni kryesor i trafikut të drogës. Në mënyrë të veçantë, edhe pse Saimir Tahiri është nën hetim në Siçili, për bashkëpunim me një organizatë italo-shqiptare të trafikut të drogës, ambasadori ka preferuar, në mënyrë të matur, të mos bëjë asnjë koment publik.
Por, ditët e fundit ai është bërë shumë aktiv në deklarata publike për çështjen e Agron Xhafajt, edhe pse është pak e çuditshme që në pozicionin e ambasadorit, ai mund të flasë në emër të institucioneve të drejtësisë italiane, duke dhënë detaje tepër specifike për një çështje konkrete, e cila ende është e pavendosur përdundimisht. Aq më tepër, kur bëhet fjalë për dikë për të cilin në Shqipëri ka akuza të reja për trafik droge, ndërkohë që çështja ka marrë përmasa politike pasi vëllai i tij ministër është nën presion për të dhënë dorëheqjen.
Në një intervistë për Klan, Ambasadori Cutillio pohoi se:
“Personi është dorëzuar vullnetarisht në Policinë Kufitare të Fiumicinos dhe është transferuar në burgun e Civitavecchia pranë Romës, ku do të vuajë dënimin. Pak a shumë dënimi ishte 4 vjet e dy muaj. Pasi vuajti një muaj, në kohën kur u arrestua mbeten edhe 4 vjet e 28 ditë. Në të tilla raste nëse i burgosuri bën kërkesë mund të lirohet shumë më herët se kjo datë. Nuk e di si do të zhvillohet çështja, por me shumë mundësi periudha që duhet të kalojë në burgim do të jetë shumë më e shkurtër.”
Duhet vënë re që Ambasadori thekson se dorëzimi i Xhafajt ka qenë “vullnetar”, por, në fakt, Xhafaj nuk është dorëzuar mirëfilltasi vullnetarisht por nën presion—ai u dorëzua vetëm pas sulmeve të PD-së, ndoshta për t’i shpëtuar hetimit në Shqipëri apo për të shpëtuar karrierën e të vëllait.
Por më i rëndësishëm është fakti se, në pohimin më sipër, ambasadori italian lë të nënkuptohet informacionin e rremë se Xhafaj është dënuar më pak se sa është akuzuar nga opozita, pra 4 vjet e dy muaj dhe jo 7 vjet e dy muaj siç ka pretenduar opozita.
Qëllimisht apo jo, ambasadori flet për kohën që Xhafaj duhet të kalojë në burg pas zbritjeve të caktuara nga masa e dënimit nga gjykata. Agron Xhafaj është dënuar me 7 vjet e dy muaj burg nga Gjykata e Shkallës së Parë të Leçes, më 12 tetor 2008, për “pjesëmarrje në organizatë kriminale”dhe “trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike”. Ky vendim është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit e Leçes me një vendim të datës 25 janar 2011, dhe më pas nga Gjykata e Kasacionit e Leçes me vendimin numër 2232 të datës 25 shtator 2012.
Pas dënimit, në llogaritjen e periudhës që duhet të kalojë në burg, Agron Xhafaj ka përfituar një zbritje prej tre vjetësh, për arsye proceduriale, dhe urdhëri pëfundimtar i zbatimit të dënimit e ka reduktuar kohën e burgimit në 4 vjet e dy muaj. Pra, Xhafaj është dënuar me 7 vjet e dy muaj, por për shkak të zbritjeve të përfituara i duhej të vuante neë burg vetëm 4 vjet e dy muaj.
Akoma më keq, Ambasadori ka ndjerë të nevojshme që të paralajmërojë se Agron Xhafaj do të lirohet më shpejt se periudha katër vjeçare edhe pse kjo gjë është çështje ende e pavendosur nga organet ligjzbatuese italiane. Por, çuditërisht ambasadori harron të thotë nëse fakti që Agron Xhafaj i ka bërë bisht drejtësisë italiane për gati 6 vjet, duke qenë i arratisur prej saj, mund të ketë ndonjë pasojë për Xhafajn.
Por gënjeshtrën më të madhe Ambasadori e rezervoi në pjesën tjetër të deklaratës së tij për Klan:
“Personi është dënuar në Itali, por sipas rregullave të brendshme italiane, kur dënimi nuk kalon një masë të caktuar nuk kërkohet ekstradim, sepse impenjimi për këtë kërkesë është shumë më i madh se mundësia që të vuhet një dënim kaq i shkurtër. Kemi mijëra raste të tillë dhe ky nuk është një përjashtim. Dënimet me pak se 3 vjet nuk vuhen në burg nëse nuk ka përsëritje të krimit. Ndërsa për ato mbi 4 vjet shkohet në shërbime sociale, gjithsesi nuk shkohet në burg. Dënimet që nuk e kalojnë këtë masë nuk konsiderohen mjaftueshëm të rënda për të justifikuar procedurën e ekstradimit”
Nuk dihet se çfarë rregullave të brendëshme ju referohet Ambasadori, por ky pretendim i tij është tërësisht i pavërtetë.
Është fakt se anëtarët e tjerë shqiptarë të bandës së Agron Xhafajt—të cilët kanë marrë të njejtin dënim, për të njejtin aktivitet kriminal dhe të njejtin përfitim uljeje dënimi si Agron Xhafaj—në të vërtetë janë futur në listën e kërkimit ndërkombëtar nga Italia, duke e lënë Agron Xhafajn të vetmin përjashtim për arsye që mbeten ende të paqarta.
Kështu, për ilustrim, Gramos Murataj, anëtar i së njejtës bandë, i kapur në të njejtin operacion ndërkombëtar me Xhafajn, i hetuar për të njejtat krime dhe i dënuar me të njejtin akuzë si Xhafaj, ka qënë dhe është ende në kërkim ndërkombëtar nga Italia. Murataj u dënua me 7 vjet e 6 muaj burgim, sikurse Xhafaj ka përfituar ulje me 3 tre vjet të kohës së burgimit dhe i duhet të kryejë 4 vjet e gjashtë muaj burgim në Itali.
Zyra e Ekzekutimit të Prokurorisë së Republikës pranë Gjykatës së Leces, e cila sipas ligjit italian është përgjegjëse për zbatimin e vendimeve të gjykatës, ka lëshuar më datë 07 shkurt 2009 urdhërin ndërkombëtar të arrestit për Muratajn, në lidhje me vendimin e dënimit të tij Nr. SIEP 273/2008.
Në bazë të këtij urdhëri, Murataj është arrestuar më 17 prill 2013 dhe prokuroria shqiptare filloi menjëherë procedurën e ekstradimit të tij. Gjykata e Vlorës e miratoi kërkesën e ekstradimit me vendimin e saj Nr. 271 të datë 13 qershor 2013, vendim i cili u la në fuqi nga Gjyakata e Apelit e Vlorës me vendimin Nr. 70 të datës 09 korrik 2013.
Por Gjykata e Lartë e Shqipërisë i rrëzoi këto vendime dhe nuk lejoi ekstradimin e Gramos Muratajt me vendimin e saj Nr. 18 të datës 21 janar 2014, duke e lënë atë të lirë.
Mjafton ky rast për të hedhur poshtë deklarimin e Ambasadorit Cutillio. Por për një koencidencë ironike, pak ditë para se Ambasadori të bëte deklaratën e tij të rreme, ka ndodhur një tjetër rast ekstradimi shqiptari me kërkesë të drejtësisë italiane, i cili hedh poshtë sërish pretendimin e ambasadorit.
Para pak ditësh, më 26 maj, policia bullgare arrestoi një shtetas shqiptar me kërkesë të drejtësisë italiane i cili ishte dënuar në Itali me 2 vjet burg për armëmbajtje pa leje dhe 6 muaj të tjera burg për rrahje dhe kanosje. Edhe pse këto akuza dhe periudha e dënimit të tij janë shumë më të lehta se ato të Agron Xhafajt, drejtësia italiane ka lëshuar urdhër ekstradimi dhe ka ekzekutuar procedurat e ekstradimit, ndryshe nga pretendimet e Ambasadorit Cuttillio.
Motivimi i Ambasadorit Cuttillio për pohimet e tij të rrema në lidhje me Agron Xhafajn mund të hamendësohet, nga çdo kush por ato janë të dëmshme për vetë drejtësinë italiane, pasi nxisin shtetasit shqiptarë të dënuar atje që t’i ikin drejtësisë dhe të vinë në Shqipëri, sikurse nxisin ata që tashmë kanë ikur dhe janë në Shqipëri që të mos kthehen në Itali për të vuajtur dënimet.
Duhet theksuar se Ambasadori Cuttillio ka qenë i përfshirë në mbrojtjen e Saimir Tahirit në lidhje me skandalin e futjes dhe përdorimit të pajisjes IMSI Catcher. Ambasadori e ka justifikuar publikisht futjen e pajisjes në Shqipëri si mjet trajnimi, por nuk ka pranuar që ta dorëzojë pajisjen në prokurorinë shqiptare për hetimin e përdorimit të saj. Edhe, sot, pas 2 vjetësh, pajisja mbahet e bllokuar prej tij në Ambasadën Italiane në Tiranë, pasi nuk mund të transportohet për në Itali duke qenë se prokuroria shqiptare ka nxjerrë urdhër për sekuestrimin e saj.
Në këtë mënyrë, duke përfituar nga imuniteti diplomatik, ambasadori bëhet pengesë për zbatimin e drejtësisë në Shqipëri./Exit.al/
Të fundit


Aksident në Tiranë, makina përplas tre këmbësorë
15 Gusht 2022, 21:17
Sulmohet me dron baza amerikane në Siri
15 Gusht 2022, 21:01
Për shëndetit mendor, Tom Holland "heq dorë" nga rrjetet sociale
15 Gusht 2022, 20:42

Einxhel konfirmon shtatzëninë me videon emocionuese
15 Gusht 2022, 20:15

Irani mohon përfshirjen në sulmin ndaj Salman Rushdie
15 Gusht 2022, 19:47
Grabitet shtëpia luksoze e Mariah Carey në Atlanta
15 Gusht 2022, 19:42

VIP-at që ndoqën koncertin e Noizy-t si publik
15 Gusht 2022, 19:20
19% e punonjësve me pagë në Shqipëri paguhen nën kufirin e varfërisë 5.5 USD në ditë
15 Gusht 2022, 19:00
Boçi i kthehet Ballës: Bijtë duan revansh! Kush mbjell erën, do korrë furtunën
15 Gusht 2022, 18:39
Këshillat që çdo vajzë duhet t’i dijë para dasmës
15 Gusht 2022, 18:38

Përmirësohet gjendja e shkrimtarit, Salman Rushdie filloi të flasë
15 Gusht 2022, 18:03
Ulen ndjeshëm infektimet nga Covid-19, asnjë humbje jete
15 Gusht 2022, 17:45

Menduan se u pajtuan, Monika Lubonja injoron Arjola Demirin
15 Gusht 2022, 17:25
Shqipëria i jep energji elektrike Kosovës, ndërpriten kufizimet
15 Gusht 2022, 17:07
“Tërbohen” delfinët, pse disa prej tyre po bëhen agresivë dhe po sulmojnë njerëzit
15 Gusht 2022, 16:52


Sa duhet të paguash që të besh një foto me Emilia Clarke?
15 Gusht 2022, 15:59
FBI vjen me deklaratën përfundimtare për vrasjen e kineastes Halyna Hutchins
15 Gusht 2022, 15:35
Maqedonia e Veriut zotohet se do të vazhdojë ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës
15 Gusht 2022, 15:19
Fushata e EFSA-s kundër Murtajës Afrikane të Derrave
15 Gusht 2022, 15:02
Ndahet nga jeta në moshën 49-vjeçare aktorja Robyn Griggs
15 Gusht 2022, 14:57
Tensionet Kosovë-Serbi, Euroactiv: BE-ja ashpërson tonet!
15 Gusht 2022, 14:37
Pas 25-vjetësh martesë, anëtari i ‘Metallica’ divorcohet
15 Gusht 2022, 14:25
Një delegacion amerikan viziton Tajvanin, Kina njofton stërvitje të reja ushtarake
15 Gusht 2022, 14:09

Projekti i Portit të Durrësit shqetëson opozitën, dritëhijet përtej planeve 3D
15 Gusht 2022, 13:29












Patentat shqiptare do të njihen edhe në Arabinë Saudite, njoftimi i ministrisë
15 Gusht 2022, 09:14

Gjermania i kërkon Brukselit të heqë TVSH-në për çmimin e gazin
15 Gusht 2022, 08:43
Rusia zotohet të zgjerojë marrëdhëniet me Korenë e Veriut
15 Gusht 2022, 08:33
Ishte duke ecur me biçikletë, përplaset për vdekje 70-vjeçari në Kuçovë
15 Gusht 2022, 08:26
Indeksi/ Përkeqësohet cilësia e të jetuarit në kryeqytet, mbetet i fundit në Europë
15 Gusht 2022, 08:21
Java nis me rritje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e sotme
15 Gusht 2022, 08:19
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ditën e sotme
15 Gusht 2022, 08:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 Gusht 2022, 08:11
Lëvizte me skaf në zonën e ndaluar, gjobitet me 1 milion lekë 49-vjeçari në Sarandë
14 Gusht 2022, 21:40
Rikthehen temperaturat e larta, parashikimi i motit për javën e ardhshme
14 Gusht 2022, 21:22
Zjarre masive në Spanjë, 1,500 të evakuuar
14 Gusht 2022, 20:57
Malajzia ndalon transmetimin e filmit “Thor: Love and Thunder”
14 Gusht 2022, 20:32
Prej një jave në koma, në moshën 64-vjeçare humb jetën aktorja e njohur
14 Gusht 2022, 20:05
Lëndohet 22-vjeçarja australiane në Himarë, dërgohet me urgjencë në spital
14 Gusht 2022, 19:22

Do të bëhet baba së shpejti, Brooklyn Beckham rrëfen planet për zgjerimin e familjes
14 Gusht 2022, 18:49
Sonte, nata e surprizave. Noizy zbulon detaje nga koncerti
14 Gusht 2022, 18:18


“Vendlindja është amanet”, festa gjallëron Fushë Arrëzin
14 Gusht 2022, 16:57

Ndahet nga jeta kineasti i njohur shqiptar Kristaq Dhamo
14 Gusht 2022, 16:16
BE-ja fton Kosovën dhe Serbinë që t’i japin fund “menjëherë” retorikës nxitëse
14 Gusht 2022, 15:58


Evropa goditet rëndë nga thatësira
14 Gusht 2022, 14:23
Rritet ndjeshëm numri i emigrantëve që arrijnë në BE përmes Mesdheut
14 Gusht 2022, 13:53
Plagosi punëtorin e IMT-së në Tiranë, zbardhet dëshmia e autorit
14 Gusht 2022, 13:22
Kontrolli i Viktor Orbanit në gjykatat e Hungarisë kërcënon sundimin e ligjit
14 Gusht 2022, 13:00
Të paraburgosurit e Sarandës dhe Tropojës transferohen në Fier dhe Reç
14 Gusht 2022, 12:36
BE-ja fton Kosovën dhe Serbinë që t’i japin fund retorikës nxitëse
14 Gusht 2022, 12:16
4 të rinj humbin jetën në një aksident në Itali, mes tyre një 19-vjeçar shqiptar
14 Gusht 2022, 11:48
Nesër nis faza e dytë e regjistrimit për klasat e para dhe të dhjeta, afati
14 Gusht 2022, 11:29

Shtesa natyrore negative, Meta: Shpopullimi po e tkurr dhe po e plak Shqipërinë
14 Gusht 2022, 10:46

Autoblinda, limuzina të blinduara, Kosova blen miliona euro armatime
14 Gusht 2022, 10:02
Shkëputet masivi shkëmbor në Jonufër të Vlorës, shkakton trafik
14 Gusht 2022, 09:30
Disa të plagosur nga të shtënat në Jerusalem, dyshime për sulm terrorist
14 Gusht 2022, 09:14

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju sot
14 Gusht 2022, 08:32
Vranësira dhe rrebeshe shiu, si parashikohet moti për sot
14 Gusht 2022, 08:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 Gusht 2022, 08:00
Ministri i Jashtëm i Tajvanit: Kina s’mund të diktojë politikën tonë të jashtme
13 Gusht 2022, 21:45
U plagos sot në Kuçovë/ Në 2007-ën, 45-vjeçari tentoi të vriste dy vëllezër
13 Gusht 2022, 21:21
Rezoluta e Shqipërisë kundër Dick Marty, deputeti serb: Të reagojmë me dhunë
13 Gusht 2022, 20:58
Të shtëna me armë zjarri në Kuçovë, 45-vjeçari gjendet i plagosur në rrugë
13 Gusht 2022, 20:31
VKM-ja e qeverisë: Jepen me koncesion programet për dhënien e shtetësisë shqiptare
13 Gusht 2022, 20:06




Bajram Begaj të hënën në Kosovë, vizita e parë zyrtare si President
13 Gusht 2022, 18:01