Flash News

KRYESORE

Sindikata e Gazetarëve Italianë raporton shqetësimin e mediave shqiptare për paketën anti-shpifje

Federata Kombëtare Italiane e Shtypit (FNSI) ka raportuar për shqetësimin në rritje në gazetarëve shqiptarë sa i përket paketës anti-shpifje të qeverisë Rama e cila ndodhet në parlament. Koloreto Çukali, presidenti i Këshillit Shqiptar të Medias me shqetësim të madh ka shkruar në faqen zyrtare të sindikatës së gazetarëve italiane se liria e informacionit në vend është në rrezik.

Ai vë në dukje faktin se prej vitesh, shtypi nuk ka mundësinë që të ndjekë ngjarjet, ku marrin pjesë kryeministri, kryebashkiaku i Tiranës dhe partitë e tyre.

“Televizionet janë në dyer të shumë pak sipërmarrësve. Media online rrezikon që të bllokohet me justifikimin e lajmeve të rreme.”, tregon ai.

Cukali në shkrimin e tij raporton edhe për faktin se prej kohësh kryeministri shqiptar i drejtohet medias me një retorikë që i ngjan asaj të presidentit Trump, por më të trimëruar nisur nga agresiviteti ballkanik, për më tepër që e quan median vendase “kazan”.

“Shprehja mos an detyroni ë të bëjmë atë që nuk e keni imagjinuar, lë pak vend për imagjinatën”

Me në duar një ligj që i lejon që të mbyllë çfarëdo uebi nëpërmjet gjobave të larta, pushteti i tij rrezikon që të bëhet absolut. Evropa numëron tanimë autokratë të ndryshëm, e nuk mund ti lejojë vetes luksin që të ketë një tjetër në derë. e sidomos nëse kjo portë është m’u para italisë”, shkruan presidenti i Këshillit Shqiptar të Medias.

Paketa anti-shpifje është riformuluar për të disatën herë nga shumica e majtë pas kritikave në vijimësi, si nga vendi, ashtu edhe nga institucionet ndërkombëtare.

Të fundit