Flash News

KRYESORE

Situata me tërmetet, Meta mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Presidenti Ilir Meta ka vendosur të mledhë nesër Këshillin e Sigurisë Kombëtare, për situatën e krijuar në vend pas tërmetit të 26 nëntorit.

Lajmin e bën me dije zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi.

“Në përgjigje të interesimit të vazhdueshëm të mediave në lidhje me një mbledhje të mundshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ju sqaroj se:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka vendosur të thërrasë nesër mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në orën më të përshtatshme, në varësi të situatës”, shkruan Meta.

Të fundit