Flash News

KRYESORE

S'ka rinovim kontrate, Mertens ka ndryshuar krejt mendim për të ardhmen

S'ka rinovim kontrate, Mertens ka ndryshuar krejt mendim për të

Dries Mertens duket se e ka fiksuar mirë në tru idenë e largimit nga Napoli. Kontrata e tij aktuale me Napolin përfundon në qershor dhe nuk do ta rinovojë atë.

Shumë klube janë të interesuara për sulmuesin belg, por ai i ka refuzuar ofertat dhe duket se ka edhe një dëshirë. 32-vjeçari shpreson të mbyllë karrierën në jugun e Italisë dhe më pas do të nisë punën si drejtues tek e njëjta skuadër. Për momentin ai do të arrijë në gjurmët e Marek Hamsikut, i cili është golashënuesi më i mirë në historinë e klubit (121 gola). Me pak fjalë, Mertensit i duhen edhe 4 gola.

Nëse Mertens largohet nga skuadra, tifozët napolitanë nuk do ia falnin kurrë. Së fundmi u përfol për kalimin e tij tek Interi dhe ky do të ishte një "tërmet" në Serie A.

Të fundit