Flash News

KRYESORE

SKANDAL: Turqit kthehen sërish në "ushtarë", festim në mbështetje të luftës!

SKANDAL: Turqit kthehen sërish në "ushtarë", festim

Kombëtarja e Turqisë nuk ka ndërmend të ndalet me provokimet e hapura dhe me shumë mundësi do të ketë penalizime të forta. Turqit festuan me përshëndetje ushtarake në golin që i shënuan Shqipërisë duke hapur polemika të forta.

UEFA i paralajmëroi, por kërcënimet e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër. Ata kanë festuar dhe golin e barazimit ndaj Francës në të njëjtën mënyrë. Ayhan dërgoi topin në rrjetë në minutën  82' dhe i gjithë ekipi u rreshtua sërish në formacion "lufte".

Sjellje të tilla janë të papranueshme ne sport, pasi nuk kanë lidhje me mesazhin e tij universal. Futbolli bashkon popujt, ndërsa turqit e përdorin për të përkrahur luftën kundër kurdëve në Siri, aty ku janë vrarë me qindra mijëra vendas. E turpshme! Nëse UEFA nuk reagon si duhet të reagojë, atëherë futbolli merr një goditje të fortë.

Të fundit