Flash News

KRYESORE

Skandali i abuzimit në shkollë, Shahini përplaset me gazetaren

Skandali i abuzimit në shkollë, Shahini përplaset me gazetaren

Përdhunimi i 15 vjeçares nga roja i shkollës, skandali që tronditi mbarë opinionit publik, duket se nuk ia ka prishur qetësinë Ministres së Arsimit, Besa Shahini.

Gjatë një konference për shtyp, Shahini është përplasur me një gazetare, pasi kjo e fundit e ka pyetur në lidhje me rastin në fjalë.

"Mos flisni për rastet se dëmtoni viktimat. Por çdo indikacioni që është denoncuar nga drejtori janë marrë masat e pezullimit dhe shkarkimit. Po ju vë në kontekst, si gazetar që mbuloni arsimin. Rojet e shkollës janë punësim i bashkisë. Në këtë rast, bashkia e ka tërheq rojen me kërkesën e drejtorit të shkollës. Nuk ka patur kurrfarë njoftimi. Arsyeja pse mendoj se është pyetje joprofesionale është kjo, se një drejtor që jep deklarata pasi është shkarkuar, duhet të shtrohen pyetjet para se të bëni pyetje tendencioze", ka thënë Shahini, duke e ka shenjëstruar gazetaren për joprofesionalizëm.

Gazetarja: Një pyetje për ministrinë, ju thoni se ndiheni krenare kur bëhet denoncimi për këtë çështje, por nga ana tjetër, ju kishit informacion për këtë çështje. Pse nuk vepruar?

Besa Shahini: Kjo nuk është pyetje, kjo nuk është profesionale.

Gazetarja: Kjo nuk është ajo që them unë.

Besa Shahini: Është nga ana juaj si gazetare, dashakeqëse.

Gazetarja: S’është nga ana ime, është nga ana e drejtorit të shkollës.

Besa Shahini: Është joprofesionale të bëni pyetje tendencioze.

Gazetarja: Nuk mund të më akuzoni për joprofesionalizëm.

Të fundit