Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Skandali i përgjimeve, presidenti Pendarovski: Mund të ndikojë negativisht në hapjen e negociatave
Presidenti i Maqedonisë së Veriu, Stevo Pendarovsk ka reaguar për skandalin e rastit “Zhvatja” që ka përfshirë vendin, ku është përfshirë dhe prokurorja speciale Katica Janeva. Në një deklaratë për shtyp, presidenti Pendarovski u shpreh se skandali në fjalë ka tronditur themelet e shtetit dhe ka ndezur revoltën te qytetarët.
“Revolta tek qytetarët është e madhe. Unë si president por edhe si qytetar i këtij shteti jam i dëshpëruar dhe kërkoj zbardhje të plotë të rastit. Kërkoj që të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë rast të dalin para drejtësisë, përfshi këtu edhe zyrtarët e lartë, pavarësisht nëse janë të pushtetit apo opozitës”, tha Pendarovski.
Presidenti maqedonas iu kërkoi gjithashtu institucioneve të drejtësisë të veprojnë sa më shpejt për këtë rast. “Ju jap mbështetje të plotë institucioneve përkatëse që rasti në fjalë të marrë rrugën e duhur gjyqësore. Institucioni i Presidentit të shtetit do të bëjë çmos që këto institucione t’i mbrojë nga presionet”, deklaroi presidenti.
Kreu i Maqedonisë së Veriut, Pendarovski tha që nuk përjashtohet mundësia që ky skandal ku përfshihet dhe zyrtarja e lartë e Prokurorisë Speciale të ndikojë negativisht në integrimin e vendit.