Flash News

KRYESORE

SKANDALOZE: UEFA mendon të luajë finalen e Championsit jashtë Europës!

SKANDALOZE: UEFA mendon të luajë finalen e Championsit jashtë

Futbolli mund të shkatërrohet, nëse vazhdon të drejtohet nga persona që kanë primare fitimet financiare. UEFA po mendon një lëvizje skandaloze. Ata mund të mendojnë të luajnë një finale Champions League në SHBA.

Drejtuesit e UEFA-s kanë nisur bisedimet me partnerët e tyre që finalja e vitit 2024 të luhet në Amerikë. Stadiumi ku po diskutohet të luhet finalja është ai i New Jersey, “MetLife Stadium”, që ka një kapacitet prej 82,500 vendesh.

Finalja në këtë sezon zhvillohet në Turqi, e vitit 2021 në Rusi, ndërsa Mynihu do të presë finalen e 2022. Anglia rikthehet me Wembleyn në 2023. Viti 2024 mund të jetë pikënisja e ndryshimeve të shumta në futbollin botëror, pasi mund të luhet në SHBA.

Të fundit