Flash News

KRYESORE

Solskjaer afron "dashurinë e vjetër", pasuesi i Pogba kushton 65 mln euro

Solskjaer afron "dashurinë e vjetër", pasuesi i Pogba

Manchester United e ka kërkuar me ngulm Bruno Fernandesin që në verë dhe duket se tani transferimi i tij do të ndodhë. Mesfushori pritet të veshë fanellën e kuqe këtë merkato janari.

Portugezi do të lërë Sportingun e Lisbonës për të provuar veten në "Old Trafford", aty ku para një dekade provoi veten Cristiano Ronaldo dhe u bë legjendë. Edhe ai është portugez.

Shifra e transferimit është rreth 65 milionë euro. "Djajtë e kuq" kanë vendosur të firmosë një kontratë të majme me Fernandesin, i cili do të përfitojë rrogë 120 mijë euro në javë.

Fernandes shihet si zëvendësuesi i yllit Paul Pogba, i cili duket se është në muajt e fundit në "Old Trafford".

 

Të fundit