Flash News

KRYESORE

Sondazhi i Politiko: Arsyeja pse Shqipëria u refuzua nga BE

Ashtu siç ishte sinjalizuar edhe më herët, BE nuk i dha ‘ok’ Shqipërisë për nisjen e bisedimeve për anëtarësim. Bashkë me Shqipërinë ‘u dogj’ edhe Maqedonia e Veriut.

Franca u shpreh në mënyrë kategorike kundër procesit të integrimit me shqiptarët, ndërsa disa shtete të tjera si Holanda e Danimarka kishin qëndrime skeptike në varësi të përgjigjes së presidentit Macron.

Ky i fundit e argumentoi veton e tij me arsyetimin se ka një qasje tjetër dhe reformim të ri të Unionit, para se të vijohet me zgjerimin e Bashkimit Europian.

Po ashtu, ai nuk la pa përmendur edhe çështjen e azilkërkuesve shqiptar në Francë. Në një konferencë krah kancelares gjermane, Angela Merkel, ai tha se shqiptarët përbëjnë grupin e dytë më të madh të azilkërkuesve në shtetin francez dhe në të tilla kushte sipas tij, ishte e vështirë t’ia shpjegosh popullit, se duhen nisur bisedimet për negociatat me këtë vend.

Nga ana tjetër, qeveria shqiptare, me në krye Edi Ramën e hedhin poshtë këtë argument, duke pretenduar se ‘jo-ja’’ vjen si shkak i problemeve të brendshme të BE dhe jo nga ajo që është bërë ose jo në Shqipëri.

Por, vetë shqiptarët pse mendojnë se erdhi sërish një tjetër refuzim nga BE?

Në një sondazh të hapur nga politiko.al, qytetarët mendojnë se negociatat nuk u hapën për shkak të probleme tona, të reflektuara edhe te vendet e tjera.

Ndërkohë, shumë pak mendojnë se refuzimi erdhi prej problemeve të brendshme që po kalon vetë BE, siç është shprehur vazhdimisht edhe kryeministri Rama.

Të fundit