Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Sot i konsideron ‘gabime fatale’ sulmet ndaj Holandës, por çfarë qëndrimi mbajti Bushati si ministër për deklaratën e Gramoz Ruçit?
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar për vendimin e Parlamentit të Holandës për rikthimin e vizave me shqiptarët. Me anë të një shkrimi “Jo panikut, jo neglizhencës”, ku përveçse shpreh bindjen se rikthimi i vizave është i pamundur, Bushati kërkon që Holanda të mos konsiderohet në Tiranë si ‘shtet racist’, përpjekje kjo e disa zyrtarëve të Qeverisë dhe mediave pranë pushtetit.
“Do të ishte gabim fatal që ta vizatonim Holandën, anëtare themeluese e kontribuese kyçe në BE, mbështetëse e aspiratës europiane të Shqipërisë, si një vend racist ndaj nesh apo si një vend ku gëlon krimi e prostitucioni”, shkruan ndër të tjera Bushati.
Por ndonëse thirrja e Ditmir Bushatit është e drejtë, të njëjtin qëndrim ai nuk e ka mbajtur kur ishte ministër i Jashtëm. Në maj të 2018-ës, Gramoz Ruçi, kreu i Parlamentit të Shqipërisë, mbajti një qëndrim të ashpër ndaj Holandës, kur e konsideroi vatër të ‘prostitucionit dhe kanabisit’.
‘Nuk mund ta njollosin Shqipërinë një grusht kriminelësh në Holandë. Prostitucionin dhe drogën nuk i shpikën shqiptarët por i gjetën në Evropë. Kanabisi është një njollë e zezë për Shqipërinë, por kanabisin dhe teknologjia vjen nga Holanda. Edhe tregu i shitjes së kanabisit është Holanda”, do të shprehej Ruçi.
Ky qëndrim i Gramoz Ruçit vinte pas konstatimeve të deputetëve holandezë për problematikën e kanabizimit të Shqipërisë, forcimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit në qeverisje, çka u bën shkak një muaj më vonë që Holanda së bashku me Francën dhe Danimarkën të bllokonin sërish hapjen e negociatave të vendit tonë me Bashkimin Evropian.
Bushati nga pozitat e ministrit të Jashtëm nuk reagoi ndaj kryeparlamentarit për të kërkuar atë që kërkon sot nga pozitat e një deputeti, i pakënaqur me mënyrën sesi po qeveriset vendi.