Flash News

KRYESORE

Spiropali bie dakord me Metën

Menjëherë pas deklaratës për shtyp të kreut të shtetit Ilir Meta, ka reaguar në adresën e saj në tëiter, Ministrja Për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali. Spiropali thotë se është dakord me Metën që Shqipëria është Republikë, por shton me ironi se Republika është e qytetarëve, dhe jo e Lulit dhe Monikës.

Spiropali i referohet me këtë prononcimit për mediat të presidentit Meta, ku i pyetur nga gazetarët se a po rrezikon të kthehemi në një mbretëri, ai i është përgjigjur se Shqipëria është republikë, presidenti i takon republikës dhe republika qytetarëve.

Reagimi i Elisa Spiropalit:

Zoti Meta, jemi dakord me ju “Shqipëria është Republikë. Presidenti i takon Republikës dhe Republika u takon qytetarëve!”. Pikërisht për sa jemi dakord këtu, ju e keni humbur të drejtën të qëndroni në zyrën e Presidentit. Sepse Presidenti i takon Republikës jo Lulit dhe Monikës.

 

Të fundit