Flash News

KRYESORE

Sulmi i Frrok Çupit ndaj Sonila Meços, Këshilli Shqiptar i Medias: Artikulli i papranueshëm për standartet e etikës së gazetareske

Sulmi i Frrok Çupit ndaj Sonila Meços, Këshilli Shqiptar i

Këshilli Shqiptar i Medias ka reaguar përsa i përket sulmit ndaj gazetares Sonila Meço  nga Frrok Çupi. Përmes një njoftimi në faqen e tij zyrtare,KSHM shprehet i shqetësuar për sulmet ndaj gazetarëve nga kolegët e tyre, me qëllim denigrimi.

“Kodit të Etikës kërkon që marrëdhëniet mes gazetarëve të jenë marrëdhënie soldiariteti e konkurence të ndershme dhe që mediat mos përdoren për rivalitetete e probleme personale a profesionale. Ky artikull është i papranueshëm për standartet e etikës së gazetarisë kombëtare e ndërkombëtare”, thekson KMSH, ndërsa shton se “ky sulm personal, bëhet edhe më i rëndë duke qenë se vjen në një përjudhë kur Ora News dhe TV Ora, 2 televizione kritikë të qeverisë janë të rrethuar me policë”.

Njoftimi i plotë i KMSH:

Këshilli Shqiptar i Medias reagon me shqetësim ndaj klimës së sulmeve kundër gazetareve e gazetarëve nga kolegët e tyre me qëllim denigrimi. Sulme të tilla kanë qenë të herë-pas-herëshme, dhe nuk kanë kursyer kolegë të rreshtuar nga të tëra anët, gra e burra, shqiptarë e të huaj.

I fundit në këtë listë është sulmi ndaj gazetares Sonila Meço botuar në gazetën Tema me 4 gusht 2020 me autor z Frrok Çupi. Sulmi, dukshëm me natyrë personale dhe ad hominem është në shkelje flagrante me Kodin e Etikës së Gazetarit Shqiptar. Specifikisht, neni 16 i Kodit të Etikës kërkon që marrëdhëniet mes gazetarëve të jenë marrëdhënie soldiariteti e konkurence të ndershme dhe që mediat mos përdoren për rivalitetete e probleme personale a profesionale.

Ky artikull është i papranueshëm për standartet e etikës së gazetarisë kombëtare e ndërkombëtare. Përveçse një sulmi personal, shkrimi bëhet akoma më i rëndë në kushtet kur gazetarët e Ora Neës dhe TV Ora, 2 televizione kritikë me Qeverinë Shqiptare janë të rrethuar me policë, nën trysninë e një ekzbicioni dhune nga ana e Qeverisë Shqiptare.

KShM u bën thirrje kryeredaktorëve që të mos pranojnë të botojnë shkrime të tilla që dëmtojnë në radhë të parë besueshmërinë e vetë medias që i boton, por, së dyti dëmtojnë rëndë profesionin e gazetarit, nivelin e gazetarisë dhe besimin e audiencës.

KShM dhe mediat partnere shprehin solidaritetin me gazetaren Meço dhe me tërë gazetarët e tjerë që janë bërë objekt sulmi kohët e fundit, shpesh për shkak të qendrimeve të tyre kritike.

Të fundit