Flash News

KRYESORE

Surpriza e "Friends" në 'Emmy Awards', çfarë do të ndodhë së shpejti me rikthimin e miqve të serialit ikonik

"Frinds" është një nga serialet më të pëlqyera të të gjitha kohërave. Gjatë ceremonisë virtuale të çmimeve EMMY, yjet e “Friends” suprizuan shikuesit duke u shfaqur të bashkuar. “Kemi jetuar së bashku që nga viti 1994”,- tha Jennifer Aniston, një batutë virtuale që me siguri ka bërë të qeshin të gjithë ata që po e ndiqnin nga shtëpia ceremoninë e çmimeve "Emmy". Bashkimi i miqve të famshëm është i konfirmuar prej disa muajsh tashmë, por për shkak të situatës së pandemisë së COVID-19, nuk ka ende një datë zyrtare. Por gjatë ceremonisë virtuale tre mikeshat e "Friends" që në fakt janë dhe në jetën reale dhanë një  informacion rreth fillimit të show-t më të ri në HBO Max. “Gjatë kësaj periudhe na u dha më shumë mundësi që të punonin për ta bërë këtë show më emocionues dhe argëtues”,- u shpreh Anniston. "Friends" është nominuar për 60 çmime EMMY, dhe ka fituar 6 të tilla gjithsej.

Të fundit