Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tabaku i rikujton Ramës deklaratën e para 7 viteve: Në dy mandate ndërtoi vetëm 22 km rrugë
Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku akuzon kryeministrin Edi Rama se në dy mandatet e qeverisjes së tij gënjeu shqiptarët me premtimet për ndërtimet e rrugëve.
Ndërsa i kujton deklaratën e para shtate viteve në media, Tabaku shkruan se Rama gjatë qeverisjes së tij nga 2013-ta ka ndërtuar vetëm 22 km rrugë, të tjerat janë gënjeshtra 3D dhe koncesione korruptive.
“I gënjeu shqiptarët se rruga nuk është zhvillim. Pastaj, se nuk kishte rrugë të ndërtuara. Në fund të rrugës së tij u thotë shqiptarëve se po ndërton rrugë. Cilët rrugë? Ato të nisura përpara vitit 2013 atëherë kur i sulmonte. Bilanci i tij: vetëm 22 km rrugë në 7 vite!
Rama është prova njerëzore e gënjeshtrës për mbijetesë. Çdo ditë që qëndron, më shumë dëm i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve”, shkruan ish deputetja.