Flash News

KRYESORE

Tahiri nuk ndien përgjegjësi për kanabizimin: Me këtë logjikë, Sandër Lleshaj duhet të burgoset

Tahiri nuk ndien përgjegjësi për kanabizimin: Me këtë

Ish-ministri Saimir Tahiri, ka komentuar sërish vendimin Gjykatës së Krimeve të Rënda në emisionin "Java në TVSH". Tahiri u shpreh se vendimi ndaj tij është marrë nën shantazh e kërcënime të një pjese të interesuar të politikës.

“Vendimi ndaj meje ka qenë i sforcuar. Ky vendim u mor nën shantazh e kërcënime. Unë nuk merrem as me shantazhe dhe as me kërcënime. Nuk kam njeri i prapaskenave, sepse po të isha i tillë nuk do isha këtu ku jam e nuk do kisha arritur aty ku kam arritur”, deklaroi Tahiri.

I pyetur nëse ndjen përgjegjësi për kanabizimin e vendit, Tahiri theksoi se me këtë logjikë duhet të ishte në burg Koço Kokëdhima apo ministri aktual Sander Lleshaj, për shkak se ka ende kanabis.

"Me këtë logjikë i bie që Koço Kokëdhima të ishte në burg që para tre vjetëve, i bie që Sali Berisha të ishte në burg që linte Lazaratin, i bie që ministri aktual i Brendshëm të jetë në burg se në Shqipëri ka kanabis. Unë rezervohem të flas për vendimin e Gjykatës pasi nuk e kam lexuar", sqaroi Tahiri.

Të fundit