Flash News

KRYESORE

Takimi me Ambasadorët, 'arma' e Metës nuk është Ushtria. Burime diplomatike konfirmojnë 'sekretin' e Presidentit

Takimi me Ambasadorët,  'arma' e Metës nuk është

Para pesë ditësh Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka pritur në Presidencë Ambasadorët e akredituar në Tiranë. Disa media të majta raportuan se kreu i shtetit u ka thënë përfaqësuesve diplomatikë të vendeve partnere të Shqipërisë se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga zhdekretimi i datës së zgjedhjeve.

Një burim diplomatik i Politiko.al ka sqaruar se çfarë është biseduar në të vërtetë në takimin e Metës me diplomatët. Meta u ka shtjelluar atyre pse mendonte se zgjedhjet nuk mund ta mbaheshin më 30 qershor, duke i mëshuar idesë së shprehur edhe publikisht se kjo do të kërcënonte paqen civile në Shqipëri.

I njëjti burim i tha Politiko se Presidenti nuk e ka përmendur në asnjë rast përdorimin e ushtrisë në zgjedhjet e 30 qershorit, por ka përdorur një 'armë tjetër'. Meta u ka thënë Ambasadorëve, sqaron burimi, se ka një 'material sensitiv' i cili i është dhënë nga një shërbim i huaj i inteligjencës.

Presidenti ka shtuar se, për arsye që kanë të bëjnë me ndjeshmërinë e lartë të çështjes, nuk mund ta ndajë tani atë informacion. Ky material, sipas Metës, është edhe fakti që e ka çuar atë të bëjë zhdekretimin e 30 qershorit si datë zgjedhjesh.

Të fundit