Flash News

KRYESORE

Të izoluar prej koronavirusit, gazetarja e CNN në transmetim për herë të parë nga shtëpia

Të izoluar prej koronavirusit, gazetarja e CNN në transmetim për
Momentalisht, vendet më të zhvilluara të botës janë nën kthetrat e koronavirusit, i cili ka shkaktuar shumë viktima dhe me qindra mijëra të prekur. Aktualisht, SHBA-ja është vendi më i prekur në botë nga koronavirusi me 245 mijë persona të infektuar e ndërsa Italia ka numrin më të lartë të vdekjeve. Ky panik ka përfshirë dhe median, e cila duhet të jetë në transmetim të përditshëm, sidomos edicionet e lajmeve. Por një pjesë e konsiderueshme po punojnë nga shtëpia dhe kështu ka bërë dhe gazetarja e CNN, Christiane Amanpour, e cila për herë të parë ka transmetuar nga shtëpia.
Ajo shprehet se nuk i është dashur të bëjë këtë gjë më parë, por po flasim për distancim social dhe do vijojë me raportimin e fakteve. Ndërsa në foton tjetër ajo tregon një nga vështirësitë e transmetimit të emisionit nga shtëpia: “Po përpiqem ta mbaj jashtë kornizës qenin tim.”
 
View this post on Instagram
 

Trying to keep my dog Mindu out of the frame! Single & solo & WFH, we can do this. #stayhome

A post shared by Christiane Amanpour (@camanpour) on

Të fundit