Flash News

KRYESORE

“Të mos kapemi me qëllimin”/ Bushati: Duhet të merremi me provat e Presidentit

“Të mos kapemi me qëllimin”/ Bushati: Duhet të

Analisti Andi Bushati mendon se në të gjithë aksionin e Presidentit Meta ditët e fundit vëmendja duhet përqendruar të provat që ai ka shpalosur dhe jo të qëllimi tij.

“Pse një zinxhir i tërë brenda mazhorancës që nga Kuvendi deri tek Ministria e Drejtësisë, falsifikojnë letra dhe botojnë fletore zyrtare vendime që as ia kërkon ligji dhe që janë në shkelje të ligjit. Pse e bëjnë? E bëjnë për qejf? Jo. E bëjnë se kanë qëllim të caktuar, të kapin Gjykatën Kushtetuese. Pse ftojnë “venecian” në Tiranë dhe pa pritur vendimin e Venecias thonë nuk do të betohet më gjykatësi kushtetues tek presidenti. Ka një qëllim dhe për këtë. Ky qëllim ka një paragjykim, siç e kanë mbushur reformën në drejtësi me njerëzit e tyre me VETING që bëhet në mënyrë selektive, me emërime të njerëzve që janë shumë pranë qeverisë në organe drejtuese të VETTING-ut”, u shpreh ndër të tjera Bushati, duke nënvizuar madje se pjjesë e organeve drejtuese të VETTING-ut janë persona shumë të afërt të kryeministrit Edi Rama.

Të fundit