Flash News

KRYESORE

“Tentoi të më përdhunonte”, Bebe Rexha rrëfen eksperiencën më producentin e famshëm

Skandalet seksuale në Hollywood vazhdojnë të publikohen dhe kjo është është një nga temat kryesore prej disa muajsh.

Së fundmi ka qenë ish-producenti i Drake ai që është denoncuar për dy raste përdhunimi. Dhe pas këtij lajmi ka reaguar këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha.

Ajo ka rrëfyer eksperiencën e saj personale, duke thënë se ai e kishte provuar dhe me atë por fatmirësisht Bebe ia kishte dalë të vraponte dhe të ikte.

“E lumtur që më në fund femrat dolën hapur. Është e frikshme. E provoi dhe me mua, por unë vrapova me të shpejtë jashtë studios. Karma funksionon”, shkroi fillimisht Bebe në Twitter.

“Është e frikshme për artistet të dalin hapur e të thonë diçka. Ato janë gra të forta. E provoi të njejtën gjë me mua kur isha ende këngëtare e re”, ka shkruar në vijim Rexha, duke zbuluar se edhe ajo mund të kishte qenë një viktimë e përdhunimit dhe skandaleve seksuale në industrinë e Hollywood-it.

Të fundit