Flash News

KRYESORE

"Teoria apokaliptike”, Lubonja: Mund të ketë shumë vdekje, duhet të presim dhe 1 vit

"Teoria apokaliptike”, Lubonja: Mund të ketë shumë

Analisti Fatos Lubonja, duke folur për masat kundër koronavirusit dhe teoritë rreth situatës së krijuar nga ky virus në planet, u shpreh se janë dy teori lidhur me situatën. Sipas tij, referuar atyre që janë thënë deri tani ndërkombëtarisht, Lubonja u shpreh se teoria e parë është që lidhet me faktin se “kush do vdiste gjatë gjithë vitit iku gjatë tre javëve”, dhe teoria apokaliptike  se “mund të ketë më shumë vdekje.

“Nuk jam pesimist, do të bëhesha shumë nëse vjen vala e dytë që e karahason Covid 19 me gripin spanjoll. Mos harrojmë se në botë vdesin 60 milion njerëz në nga gripi. Ka dy teori, që po vdesin pjesa më e dobët, moshat e tejkaluara, pra nëse e thjeshtëzojmë, kush do vidiste gjatë gjithë vitit iku gjatë 3 javëve. Është dhe një teori apokaliptike që mund të jetë si gripi spanjoll që mund të na shkaktojë shumë vdekje.

Në të gjithë këtë debat sot, gjithnjë e më shumë bëhet emergjent edhe një debat tjetër që ka qënë më herët, e tha edhe Trump që pastaj u tërhoq, se mund të jetë më e rëndë pasoja ekonomike, pra, uri, vetëvrasje, varfri se sa epidemia shëndetësore. Për ta vendosur këtë pandemi në vendin e duhur të rreziqeve që ka kaluar bota duhet të presim edhe 1 vit për të parë”,- tha ai në emisionin “Real Story”.

Të fundit