Flash News
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Tërmet në Bullgari, Qeveria reagon ashpër ndaj thirrjeve raciste!
Anglia fitoi 0-6 kundër Bullgarisë në një ndeshje skandaloze të prishur nga tifozeria. Vendasit përdorën thirrje raciste gjatë gjithë ndeshjes, madje arritën deri aty sa "dhuruan" shfaqjen e simboleve naziste në tribunat e stadiumit. Ndeshja u ndal disa herë, ndërsa situata ka shkaktuar tërmet të vërtetë në shtetin ballkanik.
Situata politike ka degraduar dhe ky turp i përbashkët ka vënë menjëherë në lëvizje qeverinë. Kryeministri Boyko Borissov ka kërkuar dorëheqjen e presidentit të Federatës Bullgare të Futbollit. Numri një i qeverisë nuk ka duruar turpin dhe imazhin skandaloz që shteti që drejton dhuroi për 90 minuta.
Borissov ka urdhëruar Ministrin e Sportit, Krasen Kralev që të shkëpusë çdo marrëdhënie me Federatën e Futbollit. "Prej ditës së sotme, Ministra e Sportit do të shkëpusë çdo marrëdhënie, përfshirë atë financiare, me Federatën e Futbollit deri në momentin që Borislav Mihaylov të qëndrojë në krye të saj", - tha ministri Kralev. Qeveria akuzoi presidentin e Federatës që nxiti vetë situatën.
https://twitter.com/shumansko/status/1184007355786285057?s=20