Flash News

KRYESORE

Tërmetet, Turqia dhuron 350 mijë euro ndihma për Shqipërinë: Pranë në ditë të vështira

350 mijë euro në bazë material janë ofruar nga shteti turk për Shqipërinë, si ndihmë nga dëmet e tërmetit të 21 shtatorit.

Në drejtorinë e Rezervave Materiale të shtetit mbërritën kamionët me ndihma të ardhura nga Turqia. Të pranishëm ishin ambasadori turk në Shqipëri, Murat Ahmet Yoruk, zv.ministrit i Mbrojtjes, Petro Koçi, Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Haki Çako.

Ambasadori turk përcolli edhe një mesazh solidariteti.

“Si një shtet që e kemi përjetuar tërmetin dhe nga kjo fatkeqësi kemi pasur edhe humbje njerëzish arrijmë ta kuptojmë mirë gjendjen e vëllezërve tanë shqiptarë. Ne gjithmonë kemi qëndruar pranë në ditë të vështira dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë”, u shpreh ambasadori turk.

Tërmeti i 21 shtatorit shkatërroi shumë banesa. Shqipëria ka marrë ndihma të konsiderueshme qoftë nga ambasadat, qoftë nga instanca të tjera që treguan gatishmëri.

Të fundit