Flash News

KRYESORE

Tërmeti i fuqishëm 'shkund' Greqinë!

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7 Rihter dhe thellësi 56 km ka goditur ishullin e Kretës në Greqi. Lëkundjet e forta u regjistruan pasditen e kësaj të premte, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës.

Të tronditur si pasojë e goditjes së fuqishme, banorët kanë dalë menjëherë nga shtëpitë e tyre, raportojnë mediat greke.

Ndërkaq, ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo dëme materiale. Mirëpo, për shkak të intensitetit të lartë të forcës goditëse pritet të ketë dëmtime të vogla në ndërtesat e dobëta. Po ashtu, autoritetet përkatëse kanë njoftuar qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe gjithë kohën në alert për pas tronditjet.

Të fundit