Flash News

KRYESORE

Tërmeti në Turqi, shkon në 35 numri i viktimave; vazhdon puna nën rrënoja

Është thelluar numri i viktimave të tërmetit në Turqi, duke shkuar në 35, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 1607 persona.

Këto janë shifrat e fundit të raportuara nga Mbrojtja Civile e Ankarasë.

Ndërkohë, skuadrat e shpëtimit vazhdojnë punën për të nxjerrë nga rrënojat njerëz. Deri tani kanë arritur të dalin gjallë 45 persona.

Tërmeti me magnitudë 6.8 i shkallës rihter goditi provincën lindore Elazıg të Turqisë dhe u ndje edhe në shumë rajone të tjera.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në një deklaratë për mediat, presidenti turk Erdogan tha se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të përballuar situatën.  Ambasada e Republikës se Shqipërisë në Ankara njoftoi dje se deri tani nuk është identifikuar asnjë shtetas shqiptar nga efektet e këtij tërmeti.

Të fundit