Flash News

KRYESORE

“Terminatori” fle para statujës së tij, Schwarzenegger jep mesazh goditës për pushtetin: Si ndryshojnë kohët!

Aktori i njohur, bodybuilder dhe ish guvernatori i Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger, fjeti nën statujën e tij të famshme të bronzit të ngritur përpara një hoteli në Columbus, Ohio, si një mesazh kur atij iu mohua akomodimi, pranë tij.

Zyrtarët e hotelit, kur ai ishte guvernator i Kalifornisë, i kishin thënë se do ta kishte gjithmonë derën të hapur dhe se do të kishte një dhomë të rezervuar në emrin e tij në çdo kohë.

Kur ai nuk ishte më Guvernator, shkoi një ditë në hotel, por administratori nuk i dha një dhomë me argumentin se hoteli ishte i gjithi i rezervuar.

Po atë ditë, 'Terminatori' mori një batanije dhe e shtroi poshtë statujës së tij, duke i përcjellë qytetarëve një mesazh për situatën e ndodhur.

Schwarzenegger, me këtë akt, dëshironte t'u tregonte se në kohën kur qeniet njerëzore kanë një post në pushtet, të gjithë njerëzit "ju lavdërojnë", ndërsa kur atë pozitë nuk e  ke më, ndodh e kundërta.

"Si ndryshojnë kohët!", shkruan aktori krahas fotos, duke dhënë mesazhin se postit dhe pushtetit nuk duhet t’i zëmë asnjëherë besë, pasi mund të humbasim çdo gjë në momentin kur atë post nuk e kemi më.

Të fundit