Flash News

KRYESORE

Thyen protokollin e sigurisë anti-COVID, gjobë nga 1 në 3 mln lekë tre subjekteve

Thyen protokollin e sigurisë anti-COVID, gjobë nga 1 në 3 mln

Pronarët e 3 subjekteve janë gjobitur nga policia në kuadër të monitorimit për zbatimin e masave për  parandalimin e pandemisë. Përmes një njoftimi, Policia e Shtetit bën me dije se iu është vendosur gjobë 3 milionë lekë secilit pronarëve të dy subjekteve të identifikuar si A. C. dhe E. S..

Gjoba u vendos pasi u konstatua shkelja e protokollit të sigurisë vendosur nga MSH. Po ashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 i kanë vendosur masën administrative 1 milionë lekë shtetasit S. L., pronar i një restoranti, pasi u konstatua duke zhvilluar ceremoni festive duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë

Vijojnë kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID - 19.

Evidentohen tre raste të shkeljes së protokolleve të sigurisë.

Ndëshkohen me nga 3.000.000 lekë gjobë dy shtetas dhe me 1.000.000 lekë një tjetër, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, kanë konstatuar dy ambiente në të cilët ushtrohej aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Shërbimet e Policisë u kanë vendosur pronarëve të subjekteve, shtetasve A. C. dhe E. S., masën administrative 3.000.000 lekë secilit.

Gjithashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 i kanë vendosur masën administrative 1.000.000 lekë, shtetasit S. L., pronar i një restoranti, pasi u konstatua duke zhvilluar ceremoni festive duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Policia e Tiranës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Të fundit