Flash News

KRYESORE

Tiranë, aksidentohet për vdekje çiklisti 16-vjeçar në rrugën e Rinasit

Tiranë, aksidentohet për vdekje çiklisti 16-vjeçar

Një 16-vjeçar u përplas për vdekje nga një automjet, teksa po lëvizte me biçikletë në rrugën e Rinasit.

Pas aksidentit fatal, ra në pranga shoferi i mjetit tip ‘Benz’ që përplasi të riun O. Ç.,16 vjeç, banues në Domje.

“Nga Seksioni OPGJ-ve në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë u bë arrestimi  i shtetasit A. H.,25 vjeç, banues në Kamëz.

Arrestimi i tij u bë pasi, në rrugën, me sens lëvizjeje nga Kamza për në rrugën e Rinasit, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar me pasojë vdekjen, çiklistin  shtetasin e mitur O. Ç.,16 vjeç, banues në Domje. Materialet  i kaluan Prokurorisë  për veprime të mëtejshme”, sqaron policia.

Të fundit