Flash News

KRYESORE

Tiranë/ Gjykata e Apelit liron Gjergj Cukalin, i dyshuar për vrasjen e ish policit

Tiranë/ Gjykata e Apelit liron Gjergj Cukalin, i dyshuar për vrasjen e

Gjykata e Apelit ka vendosur që të lirojë Gjergj Cukalin, i cili u arrestua vetëm katër muaj më parë, si i dyshuar si vrasës me pagesë i ish-policit, Arben Bilali. Ai qëndroi në paraburgim, ndërsa pas vendimit, rifitoi lirinë në heshtje të plotë raporton Top Channel.

Kur u ndalua, prokuroria deklaroi se ishin gjetur prova shkencore dhe ADN në mjetin ku u krye ekspertiza. Gjykata e Tiranës i kishte çmuar të plota provat dhe e kishte lenë të dyshuarin në masën arrest me burg për akuzën e vrasjes me paramendim.

Gjykata e Apelit nuk i ka konsideruar të mjaftueshme dhe ka dhënë masën e detyrimit me paraqitje. Në lidhje me vrasjen e ish policit Bilali ndodhet ën burg vetëm Arben Xhetani, një ish i dënuar për vjedhje, i cili dyshohet se ka siguruar mjetet për të kryer vrasjen si edhe ka vëzhguar lëvizjet e viktimës.

Kjo gjykatë ka liruar edhe Olsi Qalliun, njeriun që foli dhe tregoi emrat e të rinjve që dyshohen në këtë atentat.

Të fundit