Flash News

KRYESORE

Top Channel: Nuk do e besoni sa para kushton piktura e Ramës në Berlin

Top Channel raporton se një nga pikturat e kryeministrit Rama është përzgjedhur për tu shitur nga faqja “News Artnet”, së bashku me katër vepra të artistëve të tjerë.

“Rama prezantohet me një pikturë që e ka realizuar me dokumentet e punës. Aty, ai ka derdhur fantazinë e tij nëpërmjet ngjyrave. Dhe sa mendoni se shitet ky punim në ekspozitë? Për 3500 euro”, shkruan Top Channel.

Në veprat që ka përzgjedhur “News Artnet”, piktura e Ramës është më e lira, ndërsa të tjerat varjojnë me një çmim nga 5 mijë euro në 10 mijë euro.

Të dielën në ‘Art Berlin Fair’, në orën 13.30, kreu i qeverisë do të promovojë librin e tij “Ëork”, nën shoqërinë e mikut të tij, artisit Anri Sala.

[caption id="attachment_315422" align="alignnone" width="731"] Piktura e kryeministrit qe shitet 3600 euro.[/caption]

[caption id="attachment_315433" align="alignnone" width="731"] Lajmi i Top Channel[/caption]

 

Të fundit