Tragjedia/ Gjykata liron pronarin e firmës që bënte punimet, lë në burg inxhinierin e ‘Skela Syla’

Gjykata e Tiranës ka vendosur të nxjerrë nga qelia Xhimi Tarushin, pronarin e firmës së kontaktuar nga bashkia e Tiranës për të rikonstruktuar pallatin ku humbën jetën dy punëtorë, e u plagosën tre të tjerë.

Ndërkaq është lënë në burg inxhinieri i formës ‘Skela Syla’, Ilir Bendo.

Ai është shprehur para gjykatës se nuk i kontrollon çmontimet e skelave.

‘Nuk e kam në kontratë që të ndjek procesin e çmontimit të skelave’, është shprehur Bendo.

Tragjedia me vdekjen e dy punëtorëve, Ergys Brahimaj, 31 vjeç dhe Orjan Kodra 36 vjeç ndodhi rreth orës 15:00 të ditës së premte, 16 gusht. Ata ishin duke çmontuar skelën kur ajo u shemb, duke lënë edhe dy të plagosur rëndë.

Pronari i firmës ‘Skela Syla’, Petrit Syla, është  shpallur në kërkim.