Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Tramp-Merkel: Historia e prishjes së marrdhënieve gjermano-amerikane
Përkthimi: Politiko.al
Kur bëhet fjalë për të forcuar marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara, Atlantik-Brücke në Berlin është lojtari më i rëndësishëm. Për gati 70 vjet, organizata jofitimprurëse ka punuar, sipas statutit të saj, për "thellimin e bashkëpunimit midis Gjermanisë, Europës dhe Amerikës në të gjitha nivelet".
Ambasadori Amerikan zakonisht luan një rol kryesor në këtë proces. Kur një shef i ri i diplomacisë amerikane arrin në kryeqytetin gjerman, Atlantik-Brücke organizon një darkë të madhe, një ngjarje që është bërë traditë.
Kur ambasadori amerikan, Richard Grenell, mori postin në Gjermani vitin e kaluar, kishte plane për ta mirëpritur atë sipas këtij zakoni, por Grenell nuk donte. Nuk ishte i interesuar.
Ambasadori, gjithashtu, hodhi poshtë ftesën për të folur në një takim të anëtarëve të organizatës në fund të qershorit të vitit të kaluar. Grenell nuk deshi të mbajë një fjalim as në barbekjunë e radhës, ku ai u ftua si "mysafir nderi". Në vend të kësaj u dha dy studentëve një intervistë që përqendrohej kryesisht te qeni i vet dhe rëndësia e tij në jetën e Ambasadorit. Pastaj u zhduk përsëri.
Që atëherë, ka sunduar heshtja midis përfaqësuesit të Donald Trump në Berlin dhe grupit më të rëndësishëm të lobimit gjermano-amerikan. E vetmja gjë që tejkalon mosinteresimin demonstrativ të Grenellit për Atlantik-Brücke, duket se është përdorimi i pushtetit. Kur bëhet fjalë për atë që duhet të udhëheqë grupin, Ambasadori amerikan dëshiron të thotë fjalën e tij.
Kur Friedrich Merz, i partisë së qendrës së djathtë Unioni Kristian Demokrat (CDU), njoftoi se po tërhiqet si kryetar i grupit dhe sugjeroi ish-Ministrin e Jashtëm, Sigmar Gabriel, të Partisë Social-Demokratike (SPD) të qendrës së majtë si pasardhësin e tij, Grenell, personalisht, i telefonoi grupit për të shprehur mospajtimet e tij. Megjithatë, organizata i kundërshtoi me mirësjellje rekomandimet e tij. Grenell nuk iu përgjigj një kërkese për koment për veprimet e tij dhe komunikoi se nuk ishte i disponueshëm për një intervistë me DER SPIEGEL.
Antiteza për Amerikën e Trampit
Grindja mes njeriut të Trampit në Gjermani dhe organizatës më të rëndësishme në marrëdhëniet trans-Atlantike, mund të duket si një aspekt i çuditshëm i jetës politike në Berlin, por është gjithashtu simptomatike e një marrëdhënieje gjermano-amerikane, që ka arritur një pikë të re të ulët në muajt e fundit. "Ekziston një krizë në marrëdhëniet gjermano-amerikane, e një lloji që unë kurrë nuk do të prisja të ndodhë në kohën tonë", thotë Nicholas Burns, ish-Ambasadori amerikan në NATO dhe këshilltari aktual i Politikës së Jashtme për kandidatin presidencial demokrat, Joe Biden.
Gjermania është bërë antiteza e Amerikës së Trampit - kjo është shumë e qartë nga tëett-et e Grenell. Konflikti përqendrohet në interesa konkrete dhe çështje politike, por natyrisht edhe në kimi personale midis Trampit dhe kancelares Angela Merkel.
Në asnjë zonë tjetër nuk janë qëndrimet e Berlinit dhe Uashingtonit aq larg, sa për çështjen e Iranit. Për herë të parë në historinë e Republikës Federale të Gjermanisë, qeveria gjermane ka bazuar, në mënyrë të qartë, një vendim për të mos marrë pjesë në një dislokim ushtarak, me faktin se dislokimi po udhëhiqet nga Amerika.
Gjermania mund të përballet me tarifa të reja ndëshkuese në nëntor, si pjesë e konfliktit tregtar, dhe Grenell, indirekt ka kërcënuar të tërheqë trupat amerikane nga vendi në mosmarrëveshjen me Berlinin për rritjen e shpenzimeve ushtarake në 2 përqind të produktit të brendshëm bruto (PBB), në vijë me objektivin për anëtarët e NATO-s.
Trampi po bën thirrje të hapur që Bashkimi Europian të përçahet. Ai po inkurajon publikisht kryeministrin e ri britanik, Boris Johnson, të fillojë një Brexit të vështirë. Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Trampit, John Bolton, udhëtoi në Londër javën e kaluar për të komunikuar se, SHBA do të mbështeste "me entuziazëm" një vendim të Britanisë së Madhe për të lënë BE pa marrëveshje.
Tramp ka tronditur marrëdhëniet midis gjermanëve dhe amerikanëve në mënyra që shtrihen përtej politikës. ShBA është më jopopullore mes gjermanëve se kurrë më parë. Një studim i kryer për Atlantik-Brücke zbuloi se 85 përqind e gjermanëve e shohin marrëdhënien me ShBA si negative ose shumë negative. Tani, 42 përqind e shohin Kinën si një partner më të besueshëm. "Më shqetëson që është bërë popullore, edhe në mesin e elitave kryesore të komunitetit gjerman të biznesit, ideja për t'i dhënë lamtumirën Amerikës", thotë Sigmar Gabriel, kreu i ri i Atlantik-Brücke. "Tani shumë njerëz e shohin ShBA si një problem më të madh se Kina dhe Rusia."
[caption id="attachment_309207" align="alignnone" width="860"] 11.07.2018, Belgien, Brüssel: Bundeskanzlerin Angela Merkel (l, CDU) und Donald Trump, Präsident der USA, treffen sich beim Nato-Gipfel zu einem bilateralen Gespräch. Vom 11. bis 12.07.2018 nehmen die Staats- und Regierungschefs der 29 Nato-Mitgliedstaaten und Vertreter der EU am Gipfeltreffen des nordatlantischen Verteidigungsbündnisses teil. Foto: Bernd von Jutrczenka/dpa +++ dpa-Bildfunk +++[/caption]
Pak komunikim mes Merkel dhe Trump
Komunikimi midis kancelares dhe presidentit të SHBA-së është ulur në minimum. Ndërsa Merkel fliste me paraardhësin e Trump, Barack Obama, nganjwherw edhe çdo javë, kontakti me Trampin ka qenë jashtëzakonisht i rrallë. "Thirrjet telefonike spontane nuk janë pjesë e marrëdhënies së tyre", thotë një diplomat amerikan. Ata shpesh shkojnë disa muaj pa folur me njëri-tjetrin.
Nga këndvështrimi gjerman, bisedat me Presidentin kryesisht shihen si të kota. "Ka pak përdorim praktik", thotë një përfaqësues i qeverisë. Për çfarë mendon Merkel për të biseduar me Trump? A duhet që ajo t’i tregojë Trump se beson që politika e tij për Iranin është e gabuar? Përfaqësuesi thotë se ai e di këtë. A duhet që ajo të përpiqet ta bindë atë të ndryshojë kursin? Zyrtari thotë se është e kotë.
Sipas njerëzve që kanë qenë të pranishëm gjatë takimeve midis Trampit dhe Merkelit, kur dy liderët shohin njëri-tjetrin, shkëmbimi është i drejtpërdrejtë dhe i hapur. "Nuk ka mirëkuptim, por gjithashtu nuk ka keqkuptime", thotë një diplomat amerikan. Dikush mund të thotë të njëjtën gjë për marrëdhëniet e Merkel me Presidentin rus Vladimir Putin dhe Rexhep Tajip Erdogan.
Sipas pjesëmarrësve, toni i Merkel gjatë takimeve është i relaksuar, shpesh paksa ironik. Ajo ngacmon Tramp herë pas here, por kurrë nuk e trajton pa respekt. Trump, ndërkohë, sipas një përfaqësuesi të qeverisë, i jep asaj një "respekt distant", pjesërisht sepse ajo nuk përpiqet t'i hyjë në zemër. Zyrtari pretendon se Tramp e sheh Gjermaninë si një model suksesi, si një vend eksporti që nuk përfshihet në konflikte ushtarake dhe i lejon të tjerët që të pagujanë faturën. "Nëse Tramp mund të bënte të njëjtën gjë, pse jo".
Tramp është duke u përballur me një kancelare gjermane që dëshiron qartësisht të mbetet në histori si kundërshtarja e tij. Edhe pse Merkel e përshkroi si "absurde" dhe "qesharake" faktin se ishte zgjedhur si lidere e Botës së Lirë pas fitores së Tramp, ajo e pëlqen këtë 'gradë'.
Në maj, ajo shkoi në Boston për të mbajtur një fjalim në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Harvardit, që mund të përshkruhet me siguri si një manifest anti-Tramp. Ajo u kap gjithashtu, aksidentalisht, nga fotografët tek lexonte një libër anti-Tramp gjatë pushimeve: "Tyrant", nga Stephen Greenblatt, një libër për despotët e Shekspirit - disa prej të cilëve kanë një ngjashmëri të pangatërrueshme me presidentin aktual.
Tashmë është bërë normale që Merkel të mos kërkojë takim me Trump kur ajo viziton SHBA. Nuk pati asnjë takim me Trump gjatë udhëtimit në Harvard; dhe, kur Merkel të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York në mes të shtatorit, asnjë takim me Tramp nuk është planifikuar. "Që në fillim, kancelarja e bëri të qartë se ajo do të përqëndrohej në çështjet e OKB", thotë një burim i qeverisë gjermane.
Një nuancë anti-gjermane
Për Tramp, Gjermania është një "shtet kalimi" kur ai viziton Europën. Presidenti amerikan ka qenë në Romë, Paris dhe Londër gjatë presidencës së tij, por nuk ka bërë një vizitë të vetme në Berlin.
Kur Tramp do të fillojë udhëtimin e tij të gjerë europian në fund të gushtit, ai do të vizitojë Kopenhagën dhe Varshavën pas G-7 në Biarritz, në Francën e Jugut. Askush në Berlin nuk ka asnjë iluzion në lidhje me simbolikën e udhëtimit: qeveria populiste polake e krahut të djathtë, ashtu si Tramp, ka sulmuar politikën e refugjatëve të Merkel. Për kënaqësinë e presidentit, qeveria polake po përmbush gjithashtu premtimet e saj në NATO. Në Danimarkë, një kryeministër i ri ka marrë detyrën pas një fushate me tone anti-emigracioni. Danezët tani do të vendosin nëse gazsjellësi Nord Stream 2, kundër të cilit Trump po lufton kaq fuqishëm, do të lejohet të ndërtohet. "Udhëtimi ka një nuancë anti-gjermane," thotë një përfaqësues i nivelit të lartë të qeverisë gjermane.
Në ditët e mira të lashta të miqësisë gjermano-amerikane, Ambasadori amerikan përpiqej t'i mbante të hapura linjat e kontakteve midis Kancelarisë dhe Shtëpisë së Bardhë. "Ne në të vërtetë kemi nevojë për një Ambasador amerikan që ndërmjetëson, i cili u thotë amerikanëve, edhe nëse ai nuk ndan pozicionin tonë, pse ne mendojmë kështu apo ashtu", thotë Gabriel.
Një stil që u desh kohë të mësohej
Por, që nga fillimi, Grenell ka treguar se është kryesisht i interesuar për të kapur titujt e gazetave. Ende pa u futur në zyrë ai sugjeroi në një tëeet se kompanitë gjermane duhet të kufizonin biznesin e tyre me Iranin, duke bërë që Martin Schulz, i cili ishte kreu i Social-demokratëve në atë kohë, të thoshte se Ambasadori po sillej si "një oficer kolonial i ekstremit të djathtë". Grenell më pas dha një intervistë në portalin e lajmeve të krahut të djathtë Breitbart, ku dukej se po shpresonte për një revolucion të djathtë të 'stilit Tramp' në Europë.
Shumë shpejt pas kësaj, pothuajse çdokush me një reputacion për të ruajtur filloi të mbajë distancë nga Grenell. Asnjë Ambasador amerikan në historinë aktuale gjermane nuk ka qenë kaq i izoluar. Në anën amerikane, është vërejtur se njerëzit e Merkel janë vazhdimisht duke u përpjekur të organizojnë panele diskutimi me të ftuar amerikanë, në të cilat nuk ka vend për Grenell në tryezë. Megjithatë, nganjëherë, amerikanët këmbëngulin - siç ndodhi gjatë Konferencës së Sigurisë së Mynihut në shkurt, në të cilën mori pjesë zv/Presidenti Mike Pence. Në bisedë e sipër, Merkel e bëri të qartë, në terma aspak të vagullt, se sa pak respekt ka për Grenell. Ajo i tha Pence-it se Ambasadori amerikan kultivon një stil i cili "do kohë të mësohet".
Grenell ka qenë në postin e tij për rreth një vit e gjysmë, por kancelarja ende nuk i ka ofruar një takim personal. Njerëzit e Merkel thonë se nuk është tipike që një kryetar qevere të takohet me një Ambasador. Por edhe ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, nuk ka pasur një bisedë të rëndësishme me Grenell në gati një vit. Hera e fundit që ata folën gjatë ishte në një event i mbajtur nga gazeta Bild shtatorin e kaluar. Grenell nuk donte të komentonte as për këtë.
Maas dhe Ambasadori dukej se po konsumonin biseda të vogla në mbrëmjen e Bild, por edhe kjo shkoi keq. Në të njëjtën mbrëmje, Grenell tha se, ku e gjeti!, Maas na qenka një ndjekës i Kid Rock, një nga përkrahësit e paktë të Trump në botën e shoëbizit amerikan. Maas nuk kishte dëgjuar kurrë për Kid Rock. Ai i kishte përmendur Pearl Jam, një grup rocku majtist.
Trump dhe Grenell janë kaq të ngjashëm. Të dy janë të lumtur të mos përmbahen, por janë shumë të ndjeshëm kur bëhen objekt sulmesh. Ashtu si Trump, Grenell gjithashtu ka një 'dobësi' për teoricienët e komploteve të krahut të djathtë. Grenell së fundmi ndau një tëeet nga kolumnistja e krahut të djathtë Katie Hopkins në të cilën ajo pretendonte se "media e Merkel" kishte shkruar se një vrasje e fundit nga një migrant në Stuttgart, duke përdorur një shpatë, kishte qenë thjesht rezultat i "dallimeve në kulturë". Si Trump, Grenell është gjithashtu një virtuoz i vetë-promovimit.
[caption id="attachment_309206" align="alignnone" width="640"] ARCHIV - 01.02.2019, Sachsen-Anhalt, Burg: US-Botschafter Richard Grenell (M) spricht in der Clausewitz-Kaserne mit Soldaten der US-Armee. Anlass für den Besuch ist die derzeitige US-Verlegeoperation "Atlantic Resolve" bei der hunderte Militär-Fahrzeuge und Soldaten derzeit Sachsen-Anhalt durchqueren.(zu "Vor Trumps Europa-Reisen: USA drohen Deutschland mit Truppenabzug") Foto: Klaus-Dietmar Gabbert/zb/dpa +++ dpa-Bildfunk +++[/caption]
'Po i detyroj të paguajnë faturat e tyre'
Katër javë më parë, Ambasadori dha një intervistë për Fox Neës. Grenell është shpesh i ftuar në këtë kanal, i cili është mënyra më e sigurt për të tërhequr vëmendjen e Presidentit. Atë ditë, Grenell foli gjerësisht për politikën e jashtme amerikane. Ai foli për mënyrën se si Amerika shikohet në botë. "Barack Obama ishte jashtëzakonisht popullor në Gjermani", tha Grenell. E megjithatë, tha ai, gjatë presidencës së tij, gjermanët nuk i rritën shpenzimet e mbrojtjes dhe ata filluan të planifikojnë gazsjellësin Nord Stream 2. "Pra, nuk jam i sigurt nëse popullariteti është me të vërtetë gjëja që na duhet", tha ai.
Me sa duket, Tramp po dëgjonte me vëmendje. Vetëm një ditë pas asaj interviste, Presidenti fluturoi për në Karolinën e Veriut për një paraqitje fushate, ku mbajti fjalimin, tani famëkeq, në të cilin sulmoi kongresmenen myslimane Ilhan Omar derisa turma bërtiti: "Çoje mbrapsht!" Reagimi kundër Presidentit dhe përkrahësve të tij ishte jashtëzakonisht i madh.
Por në pështjellim, njerëzit humbën faktin se fjalimi përfshinte edhe një sulm kundër Angela Merkel. "Ka pasur një sondazh të fundit - Gjermania e pëlqen Obamën më shumë se sa Tramp", tha ai. "Unë thashë, sigurisht, sepse unë po i bëj ata të paguajnë faturat e tyre. Obama do të shkonte, do të mbante një fjalim dhe do të largohej. Unë shkoj, mbaj një fjalim dhe them: Duhet të flas me Ankelën. Ankela, ju duhet të paguani faturat tuaja, jeni shumë mbrapa!" Turma u argëtua - veçanërisht në lidhje me keqshqiptimin e qëllimshëm të emrit të kancelares gjermane nga Presidenti.
Ndërkohë, në qeverinë e Berlinit disa kanë filluar të pyesin nëse do të ishte më inteligjente që të ishin më të kujdesshëm me Trampin dhe Ambasadorin e tij. Ata argumentojnë se thjesht shpallja 'non grata' e Grenellit do ta radikalizojë edhe më tej.
Grenell javën e kaluar lëshoi një kërcënim të fshehur keq për tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania. "Në fakt është fyese të supozosh se taksapaguesi amerikan duhet të vazhdojë të paguajë për të pasur mbi 50,000 amerikanë në Gjermani, ndërsa gjermanët e shpenzojnë suficitin e tyre për punë të brendshme", i tha ai agjensisë gjermane të lajmeve DPA. Pak kohë më parë, Ambasadorja amerikan në Varshavë, Georgette Mosbacher, sugjeroi që Uashingtoni duhet të transferonte më shumë nga trupat e vendosura në Europë në Poloni. Ajo vuri në dukje se, në ndryshim nga Gjermania, Polonia në të vërtetë po përmbush kërkesën e përsëritur vazhdimisht nga Tramp që vendet anëtare të NATO-s të shpenzojnë 2 përqind të PBB-së në shpenzimet e mbrojtjes. Tramp e përsëriti personalisht mesazhin e Mosbacher për 63 milion ndjekësit e tij.
Tirada e fundit jep një shembull të mirë të faktit se, ashtu si Trump, Grenell kujdeset kryesisht për teatralitetin. Sepse Grenell duhet ta dijë, nga vizitat e tij në bazat e SHBA në Gjermani, se ato u sjellin dobi amerikanëve, të paktën po aq sa edhe gjermanëve. Në të vërtetë, Pentagoni dëshiron t'i përmirësojë bazat.
Sot, baza të mëdha amerikane, si ato në Ramstein ose Stuttgart, nuk shërbejnë më parësisht si mbrojtje kundër armikut në Lindje - ato funksionojnë si qendra për operacionet në Lindjen e Mesme. Ushtarët e plagosur, në zonat ku është vendosur ushtria amerikane, dërgohen në spitalin gjigand ushtarak në Landstuhl për trajtim. Depoja e Ushtrisë në Miesau është baza e një prej depove më të mëdha të municioneve të ushtrisë amerikane në të gjithë botën. Pikat në Vilseck dhe Grafenëöhr janë gjithashtu thelbësore për operacionet stërvitore për ushtrinë amerikane, së bashku me partnerët e saj në NATO.
Për më tepër, Ushtria e Shteteve të Bashkuara komandon një pjesë të madhe të misioneve të saj në mbarë botën nga Gjermania. Në zonën e Stuttgartit, për shembull, ushtria kontrollon të gjitha lëvizjet e trupave në Europë dhe secilin nga operacionet e shumta në Afrikë. Nuk ka gjasa që çdo komandant amerikan të heqë dorë vullnetarisht nga bazat e zhvilluara mirë në një vend të qëndrueshëm si Gjermania, e cila u ka dhënë amerikanëve shumë prona, pak a shumë, falas.
Në çdo rast, Trump nuk do të kishte mbështetjen politike për një tërheqje të trupave amerikane nga Gjermania. "As nuk do t'i afroheshit një shumice në Kongres që do të dëshironte të godiste aleancën tonë me Gjermaninë", thotë këshilltari i Biden, Burns. Ai argumenton se Gjermania është një nga aleatët më të rëndësishëm që SHBA ka, kudo në botë. Për Burns, një tërheqje e trupave amerikane nuk është në diskutim. "Do të ishte një tradhti ndaj aleancës sonë me Gjermaninë", thotë ai.
Një simbol për prishjen e lidhjeve
Nëse ekziston një simbol për prishjen e marrëdhënieve gjermano-amerikane, atëherë janë dy tuba çeliku, secili prej 1.230 kilometrash (764 miljesh) të gjatë. Pasi të jenë shtrirë, ata do të përshkojnë fundin e Detit Baltik nga Vyborg në Rusi në Lubmin, në shtetin verior gjerman të Mecklenburg-Pomerania Perëndimore. Që në fillim të vitit të ardhshëm, gazi që rrjedh nga Rusia veriore përmes tubacionit Nord Stream 2 mund të përdoret për të ngrohur miliona familje gjermane.
Tramp po bën çka mundet për të parandaluar përfundimin e projektit. Uashingtoni po ushtron presion, në veçanti ndaj qeverisë daneze, sepse kërkohet miratimi i saj për ndërtimin e një pjese të tubacionit; që do të thotë se Kopenhageni ka njëfarë pushteti mbi të gjithë projektin.
Tramp po planifikonte një udhëtim në Kopenhagen në shtator, por e anuloi. Por, edhe nëse Danimarka do jetë në gjendje t'i rezistojë presionit amerikan, Uashingtoni do të vazhdojë të luftojë projektin. Amerikanët madje po kërcënojnë me sanksione edhe anëtarët e konsorciumit. "Sanksionet e ashpra mund të vendosen në çdo kohë", thotë Joachim Pfeiffer, eksperti i çështjeve të ekonomisë së partisë konservatore CDU. "Ata varen si një shpatë Damokleu mbi marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe ShBA".
Tramp ka deklaruar publikisht se gjermanët nuk duhet të ndërtojnë Nord Stream 2, sepse kjo do të rrisë varësinë gjermane te Rusia. "Ne supozohet të ruhemi nga Rusia, dhe Gjermania del dhe paguan miliarda dhe miliarda dollarë në vit për Rusinë", tha Tramp vitin e kaluar. Por, në bisedimet me qeverinë gjermane në Berlin, përfaqësuesit e qeverisë amerikane kanë pranuar pa dyshim se bëhet fjalë edhe për interesat e tyre ekonomike: Ata duan që gjermanët të blejnë gaz natyror të lëngshëm (LNG) nga Teksasi, dhe jo gaz natyror nga Siberia.
Në udhëtimin e tij të fundit në ShBA në korrik, Ministri gjerman i Ekonomisë Peter Altmaier, po ashtu nga CDU, u përpoq t'i tundonte amerikanët që po vizitonte. Ai tha se do të ndërtohej një port për çisternat LNG në qytetin e Brunsbüttel afër Hamburgut. Ai gjithashtu tha që, edhe nëse Nord Stream 2 lidhet me rrjetin gjerman të gazit, do të ketë ende një treg të shkëlqyeshëm për gazin amerikan. Përfaqësuesi i Tregtisë së ShBA, Robert Lighthizer e dëgjoi me durim atë që duhej të thoshte Altmaier, por jo më shumë se kaq. Ministri ishte i pështjelluar kur fluturoi për në atdhe. "Presidenti Trump e sheh Bashkimin Europian pothuajse vetëm si konkurent ekonomik", thotë Burns. "Ky është një gabim i madh. Çdo president, që nga Harry Truman, ka mbështetur projektin europian sepse suksesi i BE është gjithmonë në interesin tonë".
[caption id="attachment_309205" align="alignnone" width="640"] BMWs manufactured at the company's plant in Greer, S.C., are driven onto a ship in Charleston, S.C., on Thursday, March 17, 2016. The company on Thursday shipped the 2-millionth car made at the South Carolina plant on the same ship. BMW opened its plant in 1994 and it is now the largest in the BMW network. (AP Photo/Bruce Smith)[/caption]
T'u vështirësosh jetën firmave gjermane të makinave
Situata nuk është më e mirë për drejtuesit e industrisë gjermane të automobilave. Për më shumë se një vit, Tramp po ua vështirëson jetën bosëve të Daimler, BMW dhe Volkswagen. Trump madje i nxiti ata të mblidheshin për një takim të përbashkët në Shtëpinë e Bardhë me shpresën e parandalimit të tarifave ndëshkuese për makinat gjermane.
Verën e kaluar, Presidenti i Komisionit Europian në largim, Jean-Claude Juncker dhe Trump ranë dakord që të negocionin një marrëveshje mbi tarifat për mallrat industrialë dhe të sqaronin gjithashtu çështjen e taksave për makinat. Trump e siguroi se asnjë taksë e importit nuk do të vendoset derisa të arrihet marrëveshja, por premtimi skadon në nëntor. Komisioni Europian është ende duke negociuar modalitetet e bisedimeve për eliminimin e tarifave me administratën e SHBA, por deri më tani ka patur pak sukses. Duke pasur parasysh popullaritetin si çështje fushate, brenda qeverisë gjermane ka pak shpresë që Trump do të braktisë kërcënimin për vendosjen e tarifave ndëshkuese ndaj industrisë së automobilave gjermanë. "Për të mbrojtur veten nga tekat e Tramp, Gjermania duhet të marrë një rol kryesor në luftën për tregtinë e lirë në Europë në mënyrë që Brukseli të mund të krijojë një koalicion të multilateralistëve", thotë eksperti i ekonomisë së CDU, Pfeiffer.
Në Berlin, shumë vetë ende mbajnë shpresë se ditët e mira e të vjetra të bashkëpunimit trans-Atlantik mund të rinisin pasi të ketë kaluar epoka e Tramp. Por kjo mund të qëllojë iluzive. "ShBA nuk do të mbetet ashtu siç është nën Trampin, por gjithashtu nuk do të jetë kurrë më ashtu siç ishte para tij", thotë Gabriel.
Fakti është se demokratët pajtohen me shumë nga pikat ku Trump është kritik, dhe Uashingtoni do të mbetej një partner i pakëndshëm, edhe nëse një demokrat zgjidhet në Shtëpinë e Bardhë vitin e ardhshëm. Tramp, në të gjithë natyrën e tij brutale, e ka bërë të qartë se ShBA nuk është më e gatshme të paguajë për Europën. Demokratët po shtrojnë gjithashtu çështjen e shpenzimeve ushtarake. Madje këshilltari i Biden, Burns, mendon se gjermanët duhet të kishin marrë pjesë në aksionin ushtarak në ngushticën e Hormuzit.
Një justifikim i përshtatshëm për Gjermaninë
Në të vërtetë, Tramp është bërë një justifikim i përshtatshëm për gjermanët. Çfarëdo që ai thotë refuzohet thuajse refleksivisht. Kjo është e vërtetë si për misionin ushtarak në ngushticën e Hormuzit, ashtu edhe për objektivin '2 përqind' të NATO-s. Gjermanët duhet ta tejkalojnë më në fund idenë se ata mund të mbeten përgjithmonë një lloj Zvicre gjigande në mes të Evropës, thotë Peter Rough nga think tanku konservator Hudson Institute.
Robert Kagan, një ish-këshilltar i dy kandidatëve presidencialë Republikanë, që tani punon në think tankun Brookings Institute në Uashington, krijoi zhurmë të konsiderueshme me një ese të botuar në maj në revistën Foreign Affairs. Në të, ai shkroi se çështja gjermane, e cila çoi në dy luftëra botërore dhe miliona vdekje, mund të rikthehej. Roli i Amerikës në Europë ka qenë historikisht një garantues kundër tendencave hegjemoniste të Gjermanisë, argumentonte Kagan.
Amerika, sipas Kagan, e bëri të mundur një Europë të qëndrueshme pas vitit 1945 duke dhënë siguri ekonomike dhe ushtarake, duke promovuar demokracinë dhe shtypur tendencat nacionaliste. "Tramp është në fakt duke ndezur flakët e nacionalizmit ... sërish dhe sërish, duke mbështetur partitë në thelb nacionaliste në Europë", i tha Kagan DER SPIEGEL. "Ai qartësisht po e shkatërron regjimin global të tregtisë së lirë duke ndjekur politika proteksioniste amerikane, të cilat po dëmtojnë drejtpërdrejt Gjermaninë, e cila varet nga regjimi i tregtisë së lirë për të qenë e suksesshme ekonomikisht."
Atëherë, çfarë mund të bëhet? "Uroj që të kisha një përgjigje për këtë," thotë Kagan, duke vërejtur se suksesi i Europës pas Luftës së Dytë Botërore ka qenë i lidhur ngushtë me mbështetjen nga ShBA. "Unë nuk e di se si Europa mund ta bëjë këtë në mungesë të rolit Shteteve të Bashkuara".