Flash News

KRYESORE

Tre kandidatë të tjerë nga listat e PD pranojnë mandatin e deputetit

Tre kandidatë të tjerë nga listat e PD pranojnë mandatin e

Tre kandidatë të tjerë nga listat e Partisë Demokratike në Tiranë dhe Shkodër kanë pranuar mandatin, duke dorëzuar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve formularin e dekriminalizimit.

Artur Rroshi, i cili ishte kandidat në listat e PD në qarkun e Tiranës ka dorëzuar formularin në KQZ. Ndërsa Zef Shtjefni dhe Nikolin Staka janë kandidatë në listat e Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës.

Ndërkohë, KQZ ka miratuar mesditën e sotme dhënien e mandateve për katër kandidatë që kishin dorëzuar kërkesën dhe formularin e dekriminalizimit. KQZ u ka dhënë mandatet e deputetëve: Andi Përmetit, Fatjona Dhimitrit dhe Erion Picirt nga listat e Partisë Demokratike, si dhe Eugen Bojaxhiut nga listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Të fundit