Flash News

KRYESORE

'Tregimet e dikurshme' të shkrimtarit Ylljet Aliçka botohen në Francë

Prozat e shkurtra të shkrimtarit Ylljet Aliçka, përmbledhur në librin 'Tregime të dikurshme' është botuar në frëngjisht nga “Pyramidion et Chapitre douze”, njofton botuesi shqiptar i autorit 'Toena'.

Ky është libri i tretë që botohet në Francë dhe pason një tjetër vëllim me tregime “Parullat me gurë”, botuar në shqip gjitashtu nga 'Toena'.

Botuesi francez shkruan ndër të tjera për librin:

“... Me këtë vëllim të ri Ylljet Aliçka na zbulon çaste nga jeta e përditshme,  ardhur nga një Shqipëri  që kërkon të  shkëpusë  lidhjet e saja shpirtërore e politike me komunizmin. Një model  i përsosur humori e sarkazmi, të një populli  që ballafaqohet  thuajse përditë me absurdin.”

Ylljet Aliçka është një zë i rëndësishëm në letërsinë bashkëkohore shqipe. Ai ka njohur disa botime në gjuhë të huaja, më të rëndësishmet ato në Francë, ku ai ka qenë edhe Ambasador i Shqipërisë.

 

Të fundit