Flash News

KRYESORE

Trukim ndeshjes, armë pa leje, “i forti” i Shkodrës njihet me masën e tretë të sigurisë brenda 24 orëve

Trukim ndeshjes, armë pa leje, “i forti” i Shkodrës njihet

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg Safet Bajrin, i cilësuar si “i forti” i Shkodrës. Ai u arrestua në saj të operacionit ‘Oaz’ pak ditë më parë në Tiranë, bashkë me 10 anëtarë të tjerë të grupit ‘Bajri’.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ ndaj tij për ‘armëmbajtje pa leje’,  ndërsa e njëjta masë u vendos edhe për tre anëtarë të tjerë të bandës ‘Bajri’, Klaudio Hoxhalliu Ismet Idrizi dhe D.Brajoviç.

Brenda 24 orësh, Safet Bajri u njoh me tre masa sigurie.

Një ditë më parë në Gjykatën e Shkodrës u njih me masën e sigurisë për dënimin në mungesë në Belgjikë dhe në Tiranë, si dhe për përfshirje në manipulimin e ndeshjeve.

Ditën e djeshme, gjykata e Shkodrës la në burg 6 anëtarë të tjerë të bandës, ndërsa dy të tjerë, përfshirë ‘trurin’ e bandës, Enver Bajri vijon të jetë në arrati jashtë Shqipërisë.

Të fundit