Flash News

KRYESORE

Trump e pranon: E anulova vizitën në Danimarkë pas komenteve të kryeministres

Trump e pranon: E anulova vizitën në Danimarkë pas komenteve

Presidenti amerikan Donald Trump e pranoi se e anuloi vizitën e planifikuar në Danimarkë, pasi kryeministrja daneze reagoi jo në mënyrë të hijshme pas propozimit të tij që danezët t’ia shesin Groenlandën Shteteve të Bashkuara.

"Mendova se nuk ishte një deklaratë e hijshme, mënyra se si ajo më refuzoi. Ajo refuzoi Shtetet e Bashkuara. Ajo e quajti ‘absurde’ dhe kjo nuk është fjala që duhej përdorur.", tha Trump për mediat.

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha se ndjeu keqardhje dhe u befasua që Presidenti i SHBA Donald Trump anuloi papritmas vizitën e tij të planifikuar në Danimarkë kur ajo kundërshtoi sugjerimin e tij për të blerë Groenlandën, territorin arktik që është pjesë e mbretërisë daneze.

"Mezi prisja vizitën, përgatitjet tona ishin në zhvillim e sipër. Ishte një mundësi, mendoj, për t’iu gëzuar marrëdhënies së ngushtë të Danimarkës me SHBA, e cila mbetet një nga aleatët më të afërt të Danimarkës. Mezi prisja të zhvilloja një dialog për interesat e shumta të përbashkëta që Danimarka ka me SHBA.", tha kryeministrja daneze

Presidenti Trump e anuloi vizitën e 2-3 shtatorit të martën vonë, ndërsa shtoi: "Danimarka është një vend shumë i veçantë me njerëz të mrekullueshëm". Megjithatë ai deklaroi se meqenëse zonja Frederiksen tha se "nuk ishte e interesuar të diskutonte për blerjen e Groenlandës, unë do ta shtyj takimin tonë të planifikuar për një herë tjetër".

Të fundit