Flash News

KRYESORE

Trump Erdoganit: Siria është e juaja, ne mbaruam punë aty

Trump Erdoganit: Siria është e juaja, ne mbaruam punë aty

Presidenti amerikan Donald Trump mendohet se i ka thënë homologut të tij turk Rexhep Tajip Erdogan, gjatë një bisede telefonike të zhvilluar në 14 dhjetor: “Siria është e gjitha e juaja, ne mbaruam punë aty”.

Trump njoftoi të mërkurën tërheqjen e trupave amerikane nga Siria. Erdogani është përpjekur të tregojë se Amerika duhet të largohet nga Siria dhe argumenti i tij për këtë, ishte mposhtja thuajse e plotë e ISIS-it atje.

Trumpi ka kërkuar prej tij garanci se Turqia do të vazhdojë luftën kundër shtetit islamik, e për këtë ka marrë zotimin e kreut të shtetit turk.

Të fundit