Flash News

KRYESORE

Trump hedh batuta mbi godinën e re të Nato-s, Merkel tregohet indiferente

Presidenti i SHBA-ve ishte i pranishëm në inagurimin e selisë së re të Nato-s në Bruksel ku mbajti fjalimin e rastit. Por edhe këtë herë Trump nuk i ka shpëtuar “vesit” të tij për të bërë batuta.

Këtë herë Trump ka ironizuar lidhur me koston e ndërtimit të godinës së re të Nato-s.

“S’kam guxuar të pyes se sa ka kushtuar selia e re Natos, por qenka shumë e bukur”, u shpreh Donald Trump

Kjo batutë ka shkaktuar hilaritet mes liderëve botërorë, ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama. Por ajo të cilës, duket se nuk i ka bërë përshtypje kjo batutë e Trump, ka qenë kancelarja gjermane Angela Merkel.

Të fundit